E zbulon eksperti i së drejtës: Ja si e përgatitën puqin kundër Qeverisë Kurti VIP-at e korruptuar të LDK-ës

  • 17 April 2020 - 16:43
E zbulon eksperti i së drejtës: Ja si e përgatitën puqin kundër Qeverisë Kurti VIP-at e korruptuar të LDK-ës

“U lexua jo vetëm nga opinioni i brendshëm por edhe nga ai ndërkombëtar se LDK nuk donte bashkëqeverisje me LVV , pasi si “aleat” korruptiv LDK kishte partitë të cilat humbën zgjedhjet. LDK vetëm nga presioni i politikanëve të rinj brenda LDK-së, nga presioni i votuesve të saj dhe të atij publik, si dhe nga presioni ndërkombëtar u detyrua që të hyjë në bashkëqeverisje me Albin Kurtin. Por një koalicion i tillë prandaj edhe nuk mund të zgjaste më tej , pasi LDK me ministrat e saj ishte si “Kali i Trojës” apo si “Gozhda e Nastradinit” në qeverisje me Vetëvendosjen. Me LVV dhe Albin Kurtin LDK nuk mund të bënte pazare e matrapazllëqe, dhe ministrat e LDK-së nuk ishin dakord për luftën kundër krimit dhe korrupsionit pasi një gjë e tillë do t’i ndëshkonte edhe vetë të kriminalizuarit e të korruptuarit e LDK-së, do të këputeshin fijet e dukshme e të padukshme të mafio oligarkisë ku pjesë e kësaj oligarko-mafie janë edhe VIP-at e LDK-së”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik dhe eksperti i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti, ka vazhduar të zbulon detaje të reja rreth skanerit të përgatitur nga LDK-ja me partnerët e PAN-it. Pas deklarimit zyrtar të Isa Mustafës, se LDK është në kërkimit të pëlqimit nga Këshilli i përgjithshëm për koalicion me ish partnerët e PAN-i, për të cilët LDK pati vendosë vija të kuqe në fushatën zgjedhore. Kapiti thotë se më këtë fakt po zbardhet krejt prapaskene a e përgatitur nga LDK për ta kapur shtetin me subjektet tjera politike të korruptuara që e zhvatën vendin dhe humbën shpresën e qytetarëve për këto dy dekada që po i lëmë pas.

Image
Skender Kapiti

“Mocioni i mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja nuk ishte rastësi. Ai ka qenë i paramenduar nga garda e vjetër politike, nga matrapazët politik, kryesisht nga Mustasfa e Thaçi sapo doli rezultati i zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. U lexua jo vetëm nga opinioni i brendshëm por edhe nga ai ndërkombëtar se LDK nuk donte bashkëqeverisje me LVV , pasi si “aleat” korruptiv LDK kishte partitë të cilat humbën zgjedhjet. LDK vetëm nga presioni i politikanëve të rinj brenda LDK-së, nga presioni i votuesve të saj dhe të atij publik, si dhe nga presioni ndërkombëtar u detyrua që të hyjë në bashkëqeverisje me Albin Kurtin. Por një koalicion i tillë prandaj edhe nuk mund të zgjaste më tej, pasi LDK me ministrat e saj ishte si “Kali i Trojës” apo si “Gozhda e Nastradinit” në qeverisje me Vetëvendosjen. Me LVV dhe Albin Kurtin LDK nuk mund të bënte pazare e matrapazllëqe, dhe ministrat e LDK-së nuk ishin dakord për luftën kundër krimit dhe korrupsionit pasi një gjë e tillë do t’i ndëshkonte edhe vetë të kriminalizuarit e të korruptuarit e LDK-së, do të këputeshin fijet e dukshme e të padukshme të mafio oligarkisë ku pjesë e kësaj oligarko-mafie janë edhe VIP-at e LDK-së”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, mocioni i mosbesimit ishte si hapi i parë i grushtit të shtetit dhe mashtrimit të votuesve, me qëllim që VIP-at e korruptuar të LDK-s ti kthehen zanatit të vjetër.

“Grushti i shtetit synon rrëzimin e një pushteti dhe marrjen e pushtetit nga puçistët. Mirëpo sado djallëzore që të jetë politika e vjetër ajo nuk mund t’i shpëtojë vigjilencës dhe zgjuarsisë popullore dhe as intelektualëve sidomos. E gjitha kjo situatë ka pasur si objektiv rrëzimin e Kurtit por edhe për t’i dhënë goditje edhe politikës dhe politikanëve të rinj si p.sh. Vjosa Omanit. Edhe në zgjedhjet e më përparshme të parakohshme të vitit 2017 fituese si forcë e parë politike doli Vetëvendosja, Mirëpo qeverinë e formoi koalicioni parazgjedhor PAN. Tani situata është komplet ndryshe, fituese e zgjedhjeve është Vetëvendosja dhe jo ndonjë koalicion tjetër. Qeverisje tjetër pa LVV, pa fituesin e zgjedhjeve është një vulosje e grushtit të shtetit, rrënim i legjitimitetit, degradim i Kushtetutës dhe shkatërrim i proceduralizmit demokratik. Këtë aventurë nuk mundet që ta organizojë dhe ta implementojnë Thaçi me company’, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)