Parashkimi i motit për javën e ardhshme

  • 18 prill 2020 - 07:40
Parashkimi i motit për javën e ardhshme

Ditëve të fundjavës vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave me presion të rritur dhe masave të ngrohta ajrore, që do të favorizojnë mot të ngrohtë, me temperatura të larta deri në 25C, pjesërisht me diell, e gjatë ditës së diel shtim të vranësirave, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se me fillimin e javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët mbi Mesdhe sjellin kushte të reja meteorologjike.

Sipas PW, do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe priten reshje shiu, derisa nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë masa të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat edhe nën vlera mesatare, por jo edhe në vlera negative.

Cilësia e ajrit do të sillet përreth vlerave mesatare dhe të mira. Vlerat e çastit vende-vende mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes, njofton PW.

Parashikimi për periudhën 18-22 prill:

18.04 – Pjesërisht me diell dhe shumë ngrohtë.

19.04 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira. Mundësi për riga lokale shiu.

20.04-21.04 – Ditën e hënë me mot të freskët, kryesisht me vranësira. Herë-herë priten reshje të dobëta shiu. Ditën e martë vranët dhe më ftohtë. Kohë pas kohe shi i dobët.

22.04 – Ftohtë. Reshjet do të pushojnë gjatë mëngjesit. Ditën vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 5C deri 10C, e ditën e mërkurë do të zbresin edhe në 2C. Temperaturat maksimale në fundjavë do të arrijnë deri në 25C, e ditën e martë do të zbresin deri në 9C..

Në fundjavë do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe jugperëndimi 1-9m/s. Nga dita e hënë erë mesatare verilindore 4-10m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie dhe do të luhatet përreth vlerave normale.

Image

(Kosova Sot Online )