Arrin në 1.890 numri i viktimave nga COVID-19 në Turqi

  • 18 April 2020 - 23:03
Arrin në 1.890 numri i viktimave nga COVID-19 në Turqi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 121 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 1 890.

Në llogarinë e tij në Twitter, Koca po ashtu njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 82 329, me 3 783 raste të reja të regjistruara.

Lidhur me pacientët e shëruar nga ky virus, Koca njoftoi se deri më tani numri ka arritur në 10 453.

Ministri turk po ashtu theksoi se në 24 orët e fundit janë kryer 40 520 teste tek personat e dyshuar, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 598 933. 

(Kosova Sot Online)