Çeki, fushatë testimi për zbulimin e COVID-19 tek 27 000 qytetarë asimptomatikë

  • 21 April 2020 - 22:10
 Çeki, fushatë testimi për zbulimin e COVID-19 tek 27 000 qytetarë asimptomatikë

Autoritetet çeke njoftuan sot fillimin e një fushate testimi për zbulimin e COVID-19 me një grup prej 27 000 personash që nuk kanë shfaqur simptoma të sëmundjes, në mënyrë që të kryejnë një studim mbi imunitetin kolektiv.

Qëllimi i këtij studimi, që do të përfshijë fillimisht 5 000 persona është për të matur përqindjen e kontaminimit të popullsisë.

“Një numër i njerëzve nuk janë përfshirë në statistikat mbi rastet pozitive edhe pse kanë qenë të infektuar. Ata as vetë nuk e kanë ditur sepse nuk kanë pasur simptoma të sëmundjes, por antitrupa janë prodhuar nga metabolizmi i tyre dhe ato mund të jenë bartës”, theksoi ministri.

Testi do të bazohet në përgjigjen imunitare, që do të thotë në prodhimin e antikorpeve përballë virusit, në mënyrë për ta zbuluar tek personat që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Testet e gjakut do të bëhen gjatë dy javëve të ardhshme tek vullnetarët asimptomatikë, të të gjitha grupmoshave dhe në rajone të vendit të prekura nga epidemia.

“Rezultatet do të bëhen të ditura në fillim të muajit maj”, sipas Ministrit Healthek të Shëndetësisë Adam Vojtech.

Deri më tani, 6.914 njerëz kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Republikën Çeke që nga 1 mars, përfshirë 196 të vdekur.

(Kosova Sot Online)