Nagavci: Ne jemi shumë dhe shumë do të rezistojmë

  • 23 April 2020 - 20:46
 Nagavci: Ne jemi shumë dhe shumë do të rezistojmë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar rezistencë të partisë së saj, teksa vendi po pret të bëhet me qeveri të re.

“Edhe unë rezistoj. Kundër së keqes; kundër pazareve me teritor; kundër përmbysjes së rendit kushtetues; kundër krimit; kundër korrupsionit; kundër vjedhjes së votës; kundër banditëve; kundër atyre që vjedhin shpresën….”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Lista e arsyeve për të rezistuar është e gjatë, kurse e drejta jonë për rezistencë paqësore, e garantuar”, ka thënë Nagavci.

“Ne kemi dinjitet, andaj dhe rezistojmë. E ne jemi shumë dhe shumë do të rezistojmë”, është shprehur ajo.

(Kosova Sot Online)