NATO-ja kërkon armëpushim të menjëherëshmë në Afganistan shkaku i virusit

  • 25 April 2020 - 11:44
NATO-ja kërkon armëpushim të menjëherëshmë në Afganistan shkaku i virusit

NATO-ja u ka bërë thirrjeve palëve të konfliktit në Afganistan që të shpallin një armëpushim të menjëherëshëm pas raportimit të numrit rekord të rasteve të koronavirusit për tri ditë me radhë.

Përmes një deklarate, aleanca më e fuqishme ushtarake në botë bëri thirrje që të dyja palët të tregojnë vullnet të mirë përmes përshpejtimit të lirimit të të burgosurve si masë për ndërtimin e besimit dhe si pranim i thirrjes së komunitetit ndërkombëtar për një armëpushim të menjëherëshëm.

“Përhapja e vazhdueshme e pandemisë Covid-19 e vë në pah urgjencën e masave të tilla. U bëjmë thirrje talibanëve që ta bëjnë pjesën e tyre për ta parandaluar përhpajen e Covid-19 në mesin e popullit afgan”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Thirrja e aleancës ndaj grupit militant erdhi disa orë pasi talibanët e refuzuar thirrjen e presidentit afgan, Ashraf Ghani, për armëpushim. Presidenti Ghani kërkoi nga grupi militant që të shpallin armëpushim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.

Megjithatë, zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, e refuzoi këtë ofertë të enjten, duke i përmendur si arsye mosmarrëveshjet e vazhdueshme për procesin e paqes dhe vonesat në shkëmbimin e të burgosurve, shkruan “The Guardian”.

Talibanët i kanë shpeshtuar luftimet kundër qeverisë afgane ditëve të fundit, duke i vrarë rreth 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë në javën e fundit, sipas medieve lokale.

(Kosova Sot Online)