E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Ja pse e mbështesin edhe ndërkombëtarët skenarin e koalicionit kundër kushtetues të projektuar nga Hashim Thaçi

  • 25 April 2020 - 18:17
E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Ja pse e mbështesin edhe ndërkombëtarët skenarin e  koalicionit kundër kushtetues të projektuar nga Hashim Thaçi

“LDK, AAK, NISMA dhe AKR-ja, në këtë përbërje të Qeverisë që po pretendon të formohet, do të jenë vetëm paterica të klanit Pronto dhe në shërbim të pazareve të rrezikshme të Hashim Thaçit. Qëllimi i krejt kësaj rrëmuje është që Thaçi ta gjen mënyrën se si për të shpëtuar nga Tribunali i Hagës, sepse ka vrarë veprimtar të LDK dhe kundërshtar të tjerë, prandaj i duhet për tu zgjedh kryetar edhe për një mandat tjetër. Me këtë projekt bëhet më i sigurt realizimi i planit që Serbia ta fiton kontrollin e plotë në pjesën e veriut të Kosovës, për tu bërë kjo edhe zyrtarisht nga rezultati i bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, kurse Isa Mustafa për partiakët e tij e siguron për një vit postin e kryeministrit, pasi vet PDK-ja do ta rrëzon përsëri nga pushteti kurse Ramushi, Limaj e Pacolli e marrin nga një asht, ndonjë milion, për ta lëpirë si dhuratë apo tall nga Hashim Thaçi”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, duke parë arritjen e pajtimit në mes të LDK-së, Hashim Thaçit dhe partive të tjera politike pa VV-në për Krijimin e një qeverie të re pa proces të rregullt zgjedhor, në kundërshtim me Kushtetutën, dhe takimin e zhvilluar mes Thaçit dhe përfaqësuesve të shteteve të Kuintit, thotë se Thaçi po e bënë për interesa personale dhe të klanit printo edhe shkeljen e Kushtetutës së shtetit të Kosovës, duke e marr edhe bekimin e faktorit ndërkombëtar, për ta grabitur mandatin nga partia e parë fituese e zgjedhjeve dhe deleguar tek LDK, si parti e dytë e cila së bashku me AAK-në kanë paralajmëruar afat të shkurtër kohorë të ndarjes së përgjegjësive dhe votimin e Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Sipas njoftimit nga kabineti i Presidentit thuhet se Presidenti Hashim Thaçi, i ka njoftuar përfaqësuesit e ambasadave të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së, për hapat e ndërmarrë pasi takimit të tij të djeshëm me partitë politike. “Presidenti Thaçi u shpreh se pas konsultimeve me partitë politike është e qartë se shumica absolute janë në favor të formimit të Qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ka kërkuar nga LDK-ja kandidatin apo kandidaten për të formuar Qeverinë e re”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit. Prandaj edhe sipas Miftarit, të gjitha këto devijime nga kushtetuta po bëhen për të përshpejtuar procesin e dialogut dhe të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, pasi që edhe në serbi tani më është zgjatur mandati i Qeverisë dhe janë anuluar zgjedhjet pa afat të caktuar, deri në vlerësimin e tejkalimit dhe stabilizimit të situatës nga rreziku i pandemisë globale, e me këtë arritje Thaçi pretendon të shpëton edhe nga Gjykata Speciale.

Image
Naim MIftari

“Tentimi kundër kushtetues i presidentit Thaçi dhe LDK e ish partive të PANIT është vetëm për të vazhduar aty ku i kanë lënë hajnit për gjysmë, pasi i humbën zgjedhje nga LVV-ja, edhe të verbëritë tani e shohin tendencën e hapur me ju kthye zhvatjes të shtetit dhe pasurisë qytetare të Kosovës ku paraja publike përdoret për interesa të ngushta klanore të një grupi politikanësh të korruptuar që mbrojnë interesat e tyre financiare por nuk mbrojnë qytetarin. Dhe kjo rutinë e pushtet mbajtjes në këtë mënyrë vetëm gëzon dhe e fuqizon Serbinë akoma më shumë karshi Kosovës sepse pikërisht Serbisë i konvenon një këso lloj qeverisje e tipit alla Thaçi- Mustafa- Ranushi e Limaj me Pacollin, ku edhe miqtë tanë, sikur është SHBA-ja dhe vendet e Kuintit, po ja dhënë mundësinë e manipulimit Serbisë që me dy duart të na manipuloj, duke e përdorur edhe Listën Serbe, listë e Beogradit zyrtar me krejt spektrin politik të Kosovës”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online” .

Sipas Miftarit, kjo tregon qartë se këta njerëz që thirren në institucione aty janë për ti mbrojtur interesat e shefave të tyre që shumica, sipas Miftarit, janë njerëz në valle me mafien, të përfshirë në krimin e organizuar nga korrupsioni deri te vrasjet politike, prandaj nuk pritet ndërtim dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës me një qeveri të tillë. “Nëse formohet PANI 2 do të jetë një qeveri e cila vetëm do ti vazhdoj hajnit ku i kanë lënë përgjysmë në të kaluarën, kurse prononcimet e LDK së se nuk do të jetë në pushtet me ish të korruptuarit e kontrolluar nga PDK-ja po dalin të jenë vetëm gënjeshtër e kulluar e Isa Mustafës pasi pushtetin absolut në Kosovë e ka PDK-ja, nga administrata publike, institucionet e gjyqësisë, policinë, prokurorin, AKI-në dhe gjithë sektorin publik, kështu që projeksioni final i këtij koalicioni shkon në sigurimin e një posti të PDK-së për Hashim Thaçin president, edhe për një mandat”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas Miftarit, edhe me bekimin e faktorit ndërkombëtar, Qeveria e LDK-së më partnerët, do të jetë tërësisht e ndikuar dhe në shërbim të PDK-së e të klanit Pornto.

“ LDK, AAK, NISMA dhe AKR-ja, në këtë përbërje të Qeverisë që po pretendon të formohet, do të jenë vetëm paterica të klanit Pronto dhe në shërbim të pazareve të rrezikshme të Hashim Thaçit. Qëllimi i krejt kësaj rrëmuje është që Thaçi ta gjen mënyrën se si për të shpëtuar nga Tribunali i Hagës, sepse ka vrarë veprimtar të LDK dhe kundërshtar të tjerë, prandaj i duhet për tu zgjedh kryetar edhe për një mandat tjetër. Me këtë projekt bëhet më i sigurt realizimi i planit që Serbia ta fiton kontrollin e plotë në pjesën e veriut të Kosovës, për tu bërë kjo edhe zyrtarisht nga rezultati i bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, kurse Isa Mustafa për partiakët e tij e siguron për një vit postin e kryeministrit, pasi vet PDK-ja do ta rrëzon përsëri nga pushteti kurse Ramushi, Limaj e Pacolli e marrin nga një asht, ndonjë milion, për ta lëpirë si dhuratë apo tall nga Hashim Thaçi. E sa i përket dëm shpërblimit mbi luftën dhe dënimit të kriminelëve serb, atë dëshirë harrojeni, nuk mundet as nuk ka guxim Hashim Thaçi për ta kundërshtuar Serbinë, derisa Serbia e ka në dorë fatin politik e fizik të Hashim Thaçit, me dosjet e UDB-së që po i bëri publike, Thaçi nuk mbijeton as 3 minuta më si kryetar e politikan në Kosovë”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)