Rritet numri i viktimave në vendet arabe nga COVID-19

  • 25 April 2020 - 18:47
Rritet numri i viktimave në vendet arabe nga COVID-19

Në vendet arabe është duke u rritur numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ndërsa po rritet edhe numri i rasteve me infektim.

Si pasojë e koronavirusit në Algjeri kanë vdekur 407 persona, 287 në Egjipt, 83 në Irak, 16 në Somali, 9 në Oman, 8 në Bahrein dhe 7 në Jordani, çka do të thotë viktima 817 gjithsej.

Në Oman pozitiv ndaj koronavirusit janë 1 716 persona, 3 007 në Algjeri, 1 677 në Irak, 3 891 në Egjipt, 328 në Somali, 435 në Jordani, 2 217 në Bahrein dhe 918 në Tunizi.

Ministria e Shëndetësisë e Omanit theksoi se në 24 orët e fundit regjistroi një vdekje, duke e çuar totalin në 9.

Sipas Ministrisë algjeriane të Shëndetësisë, 5 të tjerë kanë vdekur në këtë vend, duke e çuar totalin në 407.

Si pasojë e koronavirusit në Irak kanë vdekur 83 persona, ndërsa në Egjipt me 11 viktimat e fundit numri i të vdekurve është rritur në 287.

(Kosova Sot Online)