E thotë eksperti i njohur: Ekonomia në kolaps nga kriza politike dhe pandemia, ja cila është zgjidhja

  • 28 April 2020 - 16:17
E thotë eksperti i njohur: Ekonomia në kolaps nga kriza politike dhe pandemia, ja cila është zgjidhja

“Rimëkëmbja ekonomike në Kosovë nuk do të ndodhë deri në vitin e ardhshëm, sepse shumë biznese janë në prag të bankrotimit, prandaj Qeverie e re e cila do të krijohet duhet ta krijoj një plan që menjëherë pas përfundimit, respektivisht kalimit në masa më të lehta kufizuese të kësaj pandemia, të ju ndihmohet bizneseve me lehtësira të ndryshme, duke përshirë edhe mbështetjen financiare për ti paguar punëtorët e tyre të cilët ndoshta kanë mbetur pa i marr paga dhe të cilët janë larguar nga puna shkaku i pandemisë”, thotë Grapci për Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushë së ekonomisë Dardan Grapci vlerëson se ekonomia e Kosovës gjendet në një situatë tepër të vështirë, e cila u kushtëzua fillimisht nga faktori politik, kriza gati njëvjeçare pa qeveri funksionale, deri në zgjedhjet e 6 tetorit dhe në pritje të formimit të Qeverisë së re në fillim të këtij viti, por sikur të mos mjaftonte kjo, goditjen tjetër e mori me rrëzimin e Qeverisë Kurti pikërisht në kohën kur shpërtheu pandemia e Koronavirusit, kështu që krahas situatës me pandeminë, ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë peng edhe i zhvillimeve dramatike në skenën politike. Sipas Grapcit, bazuar në të dy këta faktor ndikues, trendët e stabilizimit ekonomik në Kosovë nuk mundë të priten para qershorit të viti tjetër sepse viti në vazhdim do të jetë vazhdon të përballet akoma, përveç me pasoje destruktive politike, edhe më ato të pandemisë të cilat do jenë një e pa njohur me shumë sfida edhe muajt në vazhdim.

Image
Dardan Grapci

“Që nga viti i kaluar, kur ka filluar kriza politike me rënien e Qeverisë Haradinaj , trendët e zhvillimit ekonomik kanë qenë negative. Ato kanë vazhduar deri në fillim të këtij viti, për tu përkeqësuar akoma më shumë që nga momenti kur është dhënë urdhër nga Qeveria Kurti që të merren masat e rrepta për parandalimin e pandemisë. Nga ky moment ekonomia e Kosovës ka pas rënie të shpejtë, shkaku që të gjitha veprimtaritë ekonomike janë ndaluar ose kufizuar në masën deri 90% të veprimtarisë së tyre. Pasojat më serioze po i përjetojnë veprimtaritë shërbyese e hoteliere hotelet, restorantet, kafiterit, e shume biznese tjera që kanë qenë të detyruara të mbyllen tërësisht me urdhër të shtetit”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, është shumë e sigurt që disa biznese të vogla edhe do të përballen me bankrotim, kurse ato që do të mbijetojnë, do të ju duhet kohë e gjatë për të rimarr veten dhe stabilizuar veprimtarinë e tyre. Kjo fazë e rimëkëmbjes, sipas Grapcit, do të merr rreth një vit të plotë, nëse masat e kufizimit pezullohen duke filluar nga muaji qershor. “Rimëkëmbja ekonomike në Kosovë nuk do të ndodhë deri në vitin e ardhshëm, sepse shumë biznese janë në prag të bankrotimit, prandaj Qeverie e re e cila do të krijohet duhet ta krijoj një plan që menjëherë pas përfundimit, respektivisht kalimit në masa më të lehta kufizuese të kësaj pandemia, të ju ndihmohet bizneseve me lehtësira të ndryshme, duke përshirë edhe mbështetjen financiare për ti paguar punëtorët e tyre të cilët ndoshta kanë mbetur pa i marr paga dhe të cilët janë larguar nga puna shkaku i pandemisë”, thotë Grapci për Kosova Sot Online”.



Sipas Grapcit, një përgjegjësi serioze për thellimin e kësaj krize dhe mos veprimin më urgjent e të organizuar për mbështetje financiare ndaj bizneseve të rrezikuara e barët politike me përçarjet e thella dhe lakminë për pushtet. Qeveria e re, por edhe ajo në largim e cila është Qeveria Kurti, të dy palët duhet të japin llogari para popullit dhe ta tregojnë të vërtetën pas kalimit të pandemisë, si dhe pse u organizuan të gjitha këto manovra politike pikërisht përgjatë rrezikut më të madh i cili po i kanosej vendit, madje po vazhdon akoma, nga pandemia e koronavirusit”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Me marrjen e Qeverisë së re në dorë, sipas Grapcit, LDK me partnerët tjerë politik e marr edhe barrën e përgjegjësisë serioze për ballafaqim me krizën dhe arritjen e stabilitetit ekonomik.

“Tani Qeveria e re e cila po pritet të formohet nga LDK-ja dhe partitë tjera duhet ta merr seriozisht barrën që i takon, dhe përveç angazhimit serioz në parandalimin e përhapjes së pandemisë, duhet të gjej mënyra dhe kushte për zbatimin e pakove emergjente të mbështetjes së ekonomisë, bizneseve më të rrezikuara në vend e që punësojnë një numër të madh të qytetarëve. Kjo mbështetje financiare duhet të ofrohet kryesisht për bizneset private duke qenë shumë racional në shpenzimet e sektorit publik dhe shtetëror, me qëllim që përveç ruajtjes së veprimtarisë për bizneset deritanishme, të krijohen kushte edhe për zgjerimin e kapaciteteve dhe hapjen e vendeve të reja të punës sepse situata e krijuar qoftë nga kriza politike qoftë ajo pandemike i ka goditur seriozisht të gjitha bizneset në planet e tyre afatgjata zhvillimore”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)