Kurti: VV i mund të gjitha partitë tjera bashkë

  • 28 April 2020 - 20:19
 Kurti: VV i mund të gjitha partitë tjera bashkë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e ka pritur që Qeveria e tij të kishte vetëm 50 ditë jetëgjatësi, teksa tha se në gjashtë muajt e fundit është dyfishuar partia e tij.

Kurti, në një intervistë, foli për zhvillimet e fundit politike, që nga prishja e koalicionit me LDK dhe tek përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

“Nuk e kam pritur që qeverisja do të zgjasë vetëm 50 ditë, por e kam ditur që do të jetë vështirë, sepse Kosova ende është shtet i kapur”, tha Kurti.

Ai duke iu referuar një sondazhi të fundit tha se Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para.

“Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë. Gjashtë muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetorit, kur doli e para.

Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi Kurti.

(Kosova sot Online)