E thotë eksperti i sigurisë: Ja si e dhe pse e përgatiti krimi i organizuar politik grusht shtetin ndaj Qeverisë Kurti

  • 29 April 2020 - 06:48
E thotë eksperti i sigurisë: Ja si e dhe pse e përgatiti  krimi i organizuar politik grusht shtetin ndaj Qeverisë Kurti

“Grupet e krimit të organizuar të lidhura me politikën, si rrjete rajonale të krimit, vepruan shpejtë dhe nuk lejuan që kjo Qeveri të vazhdon ta dëshmon veten në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe ndjekjes e ndëshkimit të strukturave të krimit të organizuar. Ata që e kanë pru vendin në këtë gjendje të mjerueshme qe 20 vite, e që janë në shumice si parti, nga droja se do t’ua zbuloj te gjitha të këqijat dhe do të persekutohen sipas ligjeve në fuçi, u tubuan, dhe pa hezitim u morën vesh që ta ja ndërkrejnë jetën e kësaj Qeverie tani vetëm në detyrë, akoma pa i mbushur të plota 50 ditë jete e pune”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Image
Hajrullah Tërnava

Njohësi i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava, e vlerëson si shumë serioz dhe shqetësues faktin që tani edhe njohës të zhvillimeve politike nga rajoni po paralajmërojnë pasoja të rënda për Kosovën, në rrafshin e zhvillimeve të brendshme politike, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe rikthimit të ish strukturave të PAN-iy në Pushtet, të ndihmuara nga LDK-ja si parti e dytë fituese e zgjedhjeve që mori mandatin për ta bërë Qeverinë e re.

Këto komente i bërë për “Kosova Sot Online”, analisti fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava, pas një deklarimi shqetësues nga filozofi Slloven Slavoj Zhizhek lidhur me këto zhvillime të orkestruara brenda dhe jashtë Kosovës, duke përfshirë në këtë lloj grusht shteti, sipas tij, edhe grupe të interesit jo vetëm nga Kosova por në Shqipëri dhe në Serbi.

“Situata e krijuar në Kosovë rreth krijimit të Qeverisë në krye me LDK, AAK,NISMA, Lista Serbe dhe pakicat tjera, me dekretimin e kryetarit Thaçi, në të ardhmen jo të largët, do të ketë për pasoj jo të largët ballafaqimin e Kosovës me probleme të ndryshme që do ta destabilizojnë vendin edhe ashtu jo stabil, që ishte si deri me tani, e si pasojë e qeverisjeve të këqija që ia kanë bërë në dy dekadat (20 vite) e fundit, prandaj nëse këto qeveri prej çlirimit e deri me tani e kanë kapur dhe zhvatur shtetin tonë, nuk e di se çfarë e mire e pret këtë vend po nga ata të njëjtit, që karrierat e tyre në politike i filluan si skamnore dhe për këtë kohe u bën multimilionerë, dhe e sollën shtetin në situatë të vështirë, sa që qysh tani po i lëkunden themelet e të ekzistuarit si shtet”, thotë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”. Sipas Tërnavës struktura e mafio politikës që e kishin kapur e zhvatur shtetin për dy dekada ju frikësuan veprimeve të para të Qeverisë Kurti në fushën e sundimit të Ligjit, prandaj duke qenë të mirë organizuara këto struktura të krijimit, shfrytëzuan lidhjet e tyre edhe jashtë shtetit të Kosovës, në Shqipëri dhe Serbi, ashti sikur e ka thënë filozofi slloven Zhizhek dhe u bashkuan në një tru për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. “Qeveria Kurti e filloj punën ashtu edhe si është premtuar dhe si e kemi pritur shumica e qytetarëve dhe elektorati i këtij subjekti politik, e që ishte zotimi dhe premtimi për luftimin e të gjitha të këqijave, e posaçërisht luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit dhe krimin në përgjithësi. Edhe evropianët duke i pa veprimet e qeverisjes Kurti, filluan ta shohin me optimizëm se më në fund kjo qeveri po i përngjante një qeverive evropiane, që po shihej si shpresa e vetme për ta kthyer dinjitetin dhe shpresën qytetare, sidomos po kthehej shpresa e të rinjve për të jetuar në shtetin e tyre. Grupet e krimit të organizuar të lidhura me politikën, si rrjete rajonale të krimit, vepruan shpejtë dhe nuk lejuan që kjo Qeveri të vazhdon ta dëshmon veten në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe ndjekjes e ndëshkimit të strukturave të krimit të organizuar. Ata që e kanë pru vendin në këtë gjendje të mjerueshme qe 20 vite, e që janë në shumice si parti, nga droja se do t’ua zbuloj te gjitha të këqijat dhe do të persekutohen sipas ligjeve në fuçi, u tubuan, dhe pa hezitim u morën vesh që ta ja ndërkrejnë jetën e kësaj Qeverie tani vetëm në detyrë, akoma pa i mbushur të plota 50 ditë jete e pune”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”. Sipas Hajrullah Tërnavës, është shqetësues fakti se kjo lidhje e krimit është forcuar duke u bashkuar të gjitha partitë politike në një projekt,ato të para dhe të pas luftës, kundër një subjekti të vetëm politik që ka fituar shumicën dhe është certifikuar me votë qytetare për ta mirë qeverisur vendin. “Prandaj edhe ky shqetësim e filozofit slloven na jep me nënkuptua se struktura e pas luftës e deri me tani, që e udhëhiqen shtetin e Kosovës, e që e sollën vendin në buzë të greminës me rrezik të të ekzistuarit si shtet”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”, Analisti Tërnava thotë se qytetaret e Kosovës duhet të vetëdijesohen akoma më shume për ti dhënë një grusht edhe më të fortë kësaj kaste politike, dhe për ta lënë përfundimisht ne harresë të historisë, për ti dhënë hapësirë dhe mundësi në të ardhmen vetëm brezit të ri të politikanëve të pa korruptuar dhe pa hipoteka të së kaluarës, që banorëve të shtetit të Kosovës të jua kthejnë besimin dhe shpresën e të jetuarit në Kosovë, dhe të mos zbrazet vendi si deri më tani, që të rinjtë ta gjejnë veten në vendlindje dhe të mor i marrin rrugët e pa kthim të mërgimit.

(Kosova Sot Online)