Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

  • 30 April 2020 - 16:16
 Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.N, për shkak se i njëjti  ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

“Të pandehurit N.N. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri N.N. në liri mund të pengojë rrjedhën e procedurës  penale duke ndikuar në të dëmtuarën J.N., po ashtu ekziston rreziku se i  pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”.

(Kosova Sot Online)