Pas 21 ditësh, Ferizaj del nga karantina

  • 02 May 2020 - 20:10
Pas 21 ditësh, Ferizaj del nga karantina

Komuna e Ferizajt ka dalë nga karantina. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se vendimi është marrë me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Ferizaj doli nga karantina, kujdesi duhet të vazhdoj!

Pas 21 ditësh, Ferizaj hap kufinjtë e vet administrativ me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës.

Ditë me radhë kërkova heqjen e karantinës për Ferizajn. Kryeqyteti ekonomik i Kosovës – Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus.

Karantina u hoq, kujdesi duhet të vazhdoj, paçim shëndetin bashkëqytetarë!.

(Kosova Sot Online)