Prishtina hiqet sonte nga karantina

  • 02 May 2020 - 20:32
Prishtina hiqet sonte nga karantina

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur sot se komuna që ai udhëheq sonte do të hiqet nga karantina.

Prishtina ishte vendosur në karantinë javë më parë, pas shtimit të rasteve të të prekurve me koronavirus.

“Prishtina hiqet sonte nga karantina”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook.

“Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar”, është shprehur ai.

“Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)