Automjeti del nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, përplas policin

  • 04 maj 2020 - 17:08
Automjeti del nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, përplas policin

Ditën e sotme, rreth orës 13:00, në autostradën Durrës-Tiranë ka ndodhur një aksident, ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Vorës, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M. B., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMw X5.

Së bashku me makinën tip BMW, automjeti ka goditur edhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit tip BMW X5.

Punonjësi i policisë rrugore ishte në krahun e shoferit të këtij mjeti, i cili ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.

Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

(Kosova Sot Online)