Foshnjat e posalindura në QKUK pajisen me mburoja për fytyrë

  • 05 May 2020 - 18:30
Foshnjat e posalindura në QKUK pajisen me mburoja për fytyrë

Fal një donacioni nga organizata gjermane ‘Help Kosovo’, foshnjat e porsalindura në Qendrën Klinike Universitare janë pajisur me mburoja të fytyrës.

Javën e kaluar janë dhuruar 200 të tilla në Klinikën e Neonatologjisëm.

Ndërsa në përpunimin e sipër janë edhe 300 mburoja të tilla për stafin mjekësor të cilat pritet të dorëzohen së shpejti.

Ky është njoftimi i Help Kosovo:

Kështu duken më të vegjëlit tanë duke mbajtur të vendosura mburojat e tyre të fytyrës. 

Javën e kaluar Help dhuroi 200 të tilla në Klinikën e Neonatologjisë, prodhimi i të cilave u mundësua nga Help dhe u realizua nga MARO.

Në përpunim e sipër janë edhe 300 maska mburojë fytyre për stafin mjeksor të cilat do të dorëzohen së shpejti.

Gjithçka filloi nga një takim i rregullt i stafit të Help kohë më parë.

(Kosova Sot Online)