Grapci paralajmëron tërmet: Falja e krimeve të luftës ndaj Serbisë të kundërshtohet me revoltë qytetare

  • 06 May 2020 - 14:30
Grapci paralajmëron tërmet: Falja e krimeve të luftës ndaj Serbisë të kundërshtohet me revoltë qytetare

“Ose duhet të vepron Qeveria ose duhet të ngrihet populli. Nëse Qeveritarët nuk vetëdijesohen tani për ti kërkuar Serbisë llogari për krimet e luftës kam frik që para shumë shpejtë do të ngrihet populli edhe në revolta qytetare”, thotë analisti Dardan Grapci

 

Image
Dardan Grapci

“Heshtja 20 vjeçare e krerëve politik të Kosovës ndaj krimeve serbe të luftës është çmenduri. Nuk e di pse heshtin për krimet e luftës, pse asnjëherë asnjë qeveri deri më sot nuk ka dalë haptas për të kërkuar nga BE-ja dhe SHBA në Kosove fillimin e kërkimit të personave të pagjetur? Duke e ditur që disa deputet që i kemi sot, kanë qenë edhe vetë ushtarë dhe komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk e di pse së paku nga këta ish luftëtare nuk u quan në këmbë për të bërë presion mbi Qeverinë që e përfaqësojnë, që ajo Qeveri pastaj të bënë presion mbi Serbinë. Unë mendoj që krejt këto që kanë ndodhur, këto heshtje të vazhdueshme, janë thjeshtë pasojë e asaj të vërtete të dhimbshme se në pozita nuk kanë arritur të ulen luftëtarët e vërtetë dhe të dinjitetshëm, por vetëm disa ushtar që kanë luftuar për interesa të tyre personale, sepse sipas mendimit tim një ish ushtar i vërtetë nuk do ta kishte shikuar kurrë interesin e përfitimit personal, një lider i luftës që atë pozitë do ta kishte zotuar me meritë në pushtet, nuk do të kishte bërë kështu inskenime e dredhia, por do ta kishte treguar të vërtetën, do ta kishte kërkuar të drejtën, do ta kishte denoncuar krimin që ka ndodhur dhe do ta kishte folur kudo vetëm realitetin”, thotë analisti Dardan Grapci.



Grapci thotë se edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndonëse nuk pati shumë kohë të dëshmohet në qeverisjen e tij të rregullt 50 ditësh, ka bërë gabim serioz që ka lejuar angazhimin e minoritarëve serb të ndikuar nga Beogradi në Qeverinë e tij, prandaj kjo formë veprimi, i ka bërë edhe shumë qytetar që të dyshojnë në platformën e tij nacionale që kishte për ti kërkuar Serbisë llogari për krimet e luftës, dhe për ta përafruar Kosovën drejtë bashkimit të natyrshëm edhe me Shqipërinë.




“Pak po me befason edhe lideri i LVV-s Albin Kurti i cili deri në tetor të vitit 2019, para fushatave elektorale gjithmonë deklarojnë që Kosova duhet ti kërkon llogari Serbisë për Krimet e luftës, si kusht i parë për bashkëpunim dhe normalizim, se Kosova duhet ta zgjedh rrugën e betë të bashkohet me Shqipërinë, mirëpo kjo me qasjen që filloi ai në këtë fillim të mandatit tremujor, po e demanton atë. Unë nuk e di se si një njeri që ishte aq i zjarrtë në kundërshtimet e tij kundër Serbisë dhe ndikimit të saj me strukturat kriminale brenda shtetit të Kosovës, sot del kundër fjalëve të tij, dhe emëron ministra të ndikuar drejtpërdrejtë nga Beogradi, njerëz që nuk i pranojnë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, por për interes kanë të bërit biznes në dobi të Serbisë dhe në dëm të Kosovës. Kjo qasje duhet të ndryshohet. Atyre njerëzve të tillë duhet të ju mbyllet dhe pamundësohet fusha e veprimit në institucione, duket të kërkohet llogari për krimet e luftës sepse shumica prej tyre janë të ndërlidhur në forma të ndryshme me krimin ndërkombëtar dhe shërbimet sekrete serbe, janë të paguar prej agjencive sekrete siç është BIA dhe FSB (ish-KGB-ja). Albin Kurti, edhe pse kryeministër në detyrë, do të duhet të tregohet ndryshe me veprimet e tij, ti ndjek dje pastron të gjithë ata që deri dje kanë qenë në shërbim të regjimit kriminal serb, sepse ndryshe nuk luftohen interesat e Serbisë në Kosovë. Ose duhet të vepron Qeveria ose duhet të ngrihet populli. Nëse Qeveritarët nuk vetëdijesohen tani për ti kërkuar Serbisë llogari për krimet e luftës kam frik që para shumë shpejtë do të ngrihet populli edhe në revolta qytetare”, thotë analisti Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online)