Rruga Prishtinë-Mitrovicë do të jetë e bllokuar për dy ditët e ardhshme

  • 06 May 2020 - 15:59
 Rruga Prishtinë-Mitrovicë do të jetë e bllokuar për dy ditët e ardhshme

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se po kryhen punime në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Po ashtu MIA ka bërë të ditur se për dy ditët e ardhshme kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim

“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për shkak të zhvillimi të punimeve, nga nesër më 7 maj 2020 ( E enjte) deri më 9 maj 2020 ( e shtunë), do të bëhet asfaltimi i segmentit rrugor “Nedakovc-Smrekovnicë-Vushtrri” Lot 3, në rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë’, njoftion MIA.

MIA-ja ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrugët tjera të mundshme.

(Kosova Sot Online)