Këshilltari i Thaçit: Qeveria e uli papunësinë duke i punësuar militantët në institucione

  • 06 May 2020 - 16:47
 Këshilltari i Thaçit: Qeveria e uli papunësinë duke i punësuar militantët në institucione

Këshilltari i presidentit, Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka thënë sot se deklarata e ministrit në detyrë të Financave për ulje të papunësisë më shumë se 6 për qind vjen pasi që Vetëvendosje ka punësuar militantët nëpër institucione.

Behramaj ka ironizuar duke shkruar përmes Facebook’ut se ministri në detyrë i Financave po akuzohet padrejtësisht.

“Padrejtësisht i jeni gjuajtur Ministrit të Financave dhe Transfereve. Numri i të papunëve është ulur edhe më shumë se 6.6 për qind. Por, bazuar vetëm në raporte të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje për punësimin e militantëve në institucione”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)