Arrin në 26.299 numri i viktimave nga COVID-19 në Spanjë

  • 08 May 2020 - 18:35
 Arrin në 26.299 numri i viktimave nga COVID-19 në Spanjë

Spanja raportoi 229 viktima të reja nga koronavirusi dhe 1 095 raste të reja, ndërkohë që rajonet në gjithë vendin po përgatiten që javën e ardhshme të lehtësojnë masat kufizuese.

Gjithsej, Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka konfirmuar rreth 223 000 raste dhe 26 299 viktima nga COVID-19. Më shumë se 121 700 persona janë shtruar në spital dhe 131 148 janë shëruar.

Të dhënat konfirmojnë se janë infektuar rreth 46 000 punonjës të kujdesit shëndetësor.

Sipas Kolegjit Mjekësor të Madridit, të paktën 44 mjekë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Sot, rajonet në gjithë Spanjën presin të informohen nga qeveria qendrore në lidhje me mundësitë për lehtësimin e masave kufizuese.

Të gjitha pjesët e Spanjës, me përjashtim të Katalonjës, Castile dhe Leon, kanë kërkuar që të përparojnë në fazën tjetër të zbutjes së masave, ku do të lejohet hapja e disa dyqaneve, restoranteve dhe kafeneve, si dhe grumbullimet deri në 10 persona. 

(Kosova Sot Online)