Kina do ta lejojë OBSH’në të kryejë hetime për pandeminë, por pasi të përfundojë

  • 08 May 2020 - 22:36
 Kina do ta lejojë OBSH’në të kryejë hetime për pandeminë, por pasi të përfundojë

Pas akuzave nga SHBA-ja dhe shtetet e tjera të perëndimit, se Kina nuk është treguar e sinqertë në lidhje me shpërthimin e pandemisë së COVID-19, drejtuesit e shtetit aziatik kanë marrë vendimin, që të lejojnë të kryhen hetime nga Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH).

Por hetimi sipas tyre duhet të jetë “i hapur, transparent dhe gjithëpëfshirës” e të kryhet pasi pandemia të jetë shuar.

Kina informoi se do të mbështesë OBSH-në në përpjekjet për të zbuluar origjinën e pandemisë, por deklaroi se çdo hetim duhet të jetë shkencor dhe jo në një kontekst politik.

Pekini ka hedhur poshtë çdo akuzë. Kohët e fundit autoritetet e këtij vendit hedhin hipotezën se virusi mund ta ketë pasur origjinën jashtë Kinës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze akuzoi sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se i kishte sajuar provat e tij “duke krijuar një gënjeshtër për të mbuluar një gënjeshtër tjetër”.

(Kosova Sot Online)