Forcat e Haftarit vrasin 4 anëtarë të një familjeje në Libi përderisa po bënin iftar

  • 09 May 2020 - 08:55
Forcat e Haftarit vrasin 4 anëtarë të një familjeje në Libi përderisa po bënin iftar

Katër persona nga e njëjta familje u vranë, kur forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar e sulmuan një shtëpi në jug të kryeqytetit Tripoli.

Amin al-Hashemi, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se një raketë ra në rajonin Ain Zara dhe personat e vrarë ishin duke bërë iftar gjatë muajit të Ramazanit.

Forcat e gjeneralit Haftar i kanë shpeshtuar sulmet kundër civilëve në fillim të majit pasi ushtria libiane së fundi fitoi avantazh dhe u shkaktoi humbje të rënda militantëve të ushtarakut të lartë.

 

Në javën e parë të majit, forcat e lidhura me Haftarin sulmuan vendbanime të civilëve, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 30 të tjerë.

Qeveria Libiane është duke u sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar. Mbi një mijë persona janë vrarë gjatë kësaj periudhe, shkruan “Anadolu”.

(Kosova Sot Online )