Infektohen me koronavirusi 11 pjesëtarë të Shërbimit Sekret të ShBA-së

  • 09 May 2020 - 10:01
Infektohen me koronavirusi 11 pjesëtarë të Shërbimit Sekret të ShBA-së

Njëmbëdhjetë pjesëtarë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, ndërsa 23 të tjerë tashmë janë shëruar.

Rreth gjashtëdhjetë punëtorë të këtij shërbimi, të cilët e kanë për detyrë mbrojtjne e presidentit Donald Trump dhe të zyrtarëve tjerë të lartë, tash për tash ndodhen në karantinë shkaku i pandemisë, sipas dokumenteve të Departamentit për Sigurinë e Atdheut.

Nuk dihet nëse ndonjëri prej personave të infektuar ka qenë në kontakt të ngushtë me kreun e Shtëpisë së Bardhë apo me nënpresidentin Mike Pence, shkruan “Daily Mail”.

Shërbimi Sekret ofron mbrojtje të afërt dhe siguri për presidentin, nënpresidentin dhe udhëheqësit botërorë që shkojnë për vizita në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Shërbimit Sekret, Justine Whelan, tha se agjencia i ka ndjekur udhëzimet e Qendrës për Kontrollimin e Sëmundjeve, por refuzoi të tregonte se sa prej punëtorëve të infektuar kanë punuar në Shtëpinë e Bardhë.

(Kosova Sot Online )