Haradinaj, homazhe tek varret e Ilir Konushevcit e Hazir Malajt në 22-vjetorin e rënies

  • 09 May 2020 - 11:40
Haradinaj, homazhe tek varret e Ilir Konushevcit e Hazir Malajt në 22-vjetorin e rënies

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe gjatë të shtunës tek varret e hronjëve, Ilir Konushevci e Hazir Malaj.

Haradinaj i shoqëruar nga familjarë e miq, nderoi heronjtë në 22 vjetorin e rënies së tyre.

Gjatë homazhave ai takoi edhe babin e Ilir Konushevcit, Halit Konushevcin për të cilin tha se a humbur një djalë, por ka fituar mijëra të tjerë.

“Me familjarë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, nderuam sot heronjtë Ilir Konushevci e Hazir Malaj, në 22-vjetorin e rënies së tyre. Baci Halit humbi një djalë, por fitoi mijëra të tjerë, që ndjekën shëmbëlltyrën e Ilirit në rrugën për liri. Lavdi!”, shkruan Haradinaj.

(Kosova Sot Online)