Kjo pjesë e Fushë Kosovës ka ndërpreje të ujit të pijshëm

  • 09 May 2020 - 12:35
 Kjo pjesë e Fushë Kosovës ka ndërpreje të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se në Fushë Kosovë sot do të jenë pa furnizim me ujë të pijes janë të gjitha objektet nga shkolla ” Mihajl Grameno” deri te stacioni i trenave( vetëm ana e majtë) drejtimi Prishtinë- Fushë Kosovë si dhe fshati Uglar.

Në njoftimin e dërguar nga KRUP thuhet se furnizimi me ujë të pijes do të ndërpritet nga ora 11:30 deri në 15:30.

“Ju njoftojmë se, për shkak të pëlcitjes së gypit të ujit me diametër fi 200 mm në rrugën” Nënë Tereza” në Fushë Kosovë , kemi qenë të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për zonat në vijim duke filluar nga ora 11:30- 15:30, deri në sanimin e defektit”.

“Pa ujë janë të gjitha objektet nga shkolla ” Mihajl Grameno” deri te stacioni i trenave( vetëm ana e majtë) drejtimi Prishtinë- Fushë Kosovë si dhe fshati Uglar. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)