Gjeneralët në pension alarmojnë për rrezik nëse Amerika tërhiqet nga traktati me Rusinë

  • 12 May 2020 - 16:41
 Gjeneralët në pension alarmojnë për rrezik nëse Amerika tërhiqet nga traktati me Rusinë

Një grup gjeneralësh të pensionuar të NATO-s dhe zyrtarësh të mbrojtjes të shteteve të ndryshme perëndimore i kanë bërë thirrje ShBA-ve që të qëndrojë në traktatin e rëndësishëm të vitit 1992 me Rusinë që lejonte fluturimet te njëra-tjetra, por po ashtu iu bëri thirrje kryeqyteteve evropiane që të përgatiteshin për një largim të mundshëm të shtetit më të fuqishëm në botë.

Sekretari i mbrojtjes së ShBA-ve, Mark Esper, dhe sekretari i shtetit, Mike Pompeo, thuhet nga burime amerikane se janë të vendosur që të largohen nga Traktati për Qiej të Hapur (OST), për të cilën liderët evropianë dhe avokuesit e kontrollit mbi armët besojnë se redukton rrezikun për një luftë të mundshme që do të mund të ndodhte nga veprimet e papërllogaritura të ndonjërës fuqi ushtarake.

Në një deklaratë të përbashkët nga 16 komandantë të pensionuar ushtarakë dhe ministra të mbrojtjes, të koordinuar edhe me Rrjetin Evropian të Lidershipit (ELN), ata thanë gjatë ditës së sotme se OST-ja ishte një shtyllë vitale për stabilitetin mes fuqive nukleare.

“Përgjatë operacioneve të saj, traktati ka rritur transparencën dhe parashikueshmërinë ushtarake, ka ndihmuar në ndërtimin e besimit dhe konfidencës, dhe ka shtuar të kuptuarit e përbashkët.”

Nëse ShBA-ja tërhiqet nga traktati, do ta humbas të drejtën për të kryer fluturime në Rusi, por Rusia do ta kishte të mundur që të fluturonte mbi bazat ushtarake në ShBA.

Sipas kësaj deklarate, Evropa mund të ishte humbësja më e madhe nga tërheqja amerikane.

“Ndërsa inteligjenca dhe besimi që ndërtoi avantazhe po kufizohet edhe për vetë ShBA-të, këto do të ndihen më fort te aleatët e Amerikës në NATO.” – shkruhet aty.

Megjithatë, ata thonë se edhe nëse ShBA-ja largohet nga kjo marrëveshje, aleatët e tjerë të NATO-s do të duhej të qëndronin.

(Kosova Sot Online)