Flet profesori i së drejtës: Kështu do të vendosë Gjykata Kushtetuese për dekretin e Hashim Thaçit

  • 14 May 2020 - 06:53
Flet profesori i së drejtës: Kështu do të vendosë Gjykata Kushtetuese për dekretin e Hashim Thaçit

“Letrat e Albin Kurtit dh të Hashim Thaçit janë kronikë tjetër qesharake e skenës politike. Lufta për pushtet i ka verbëruar tërësisht. Z. Thaçi ka kaluar çdo vijë të tolerancës politike. Mjerisht prapa tash nuk po mbetet as Albin Kurti. Të dy këta janë bërë të paligjshëm në Kosovë. Kryesisht është përgjegjës Thaçi. Ai është shkaktari i të gjitha të këqijave që po i ndodhin vendit. Kudo i ka gishtat ky njeri. E ka dërmuar vendin politikisht, ekonomikisht dhe në sigurinë nacionale e territoriale. Në këtë gjendje nuk pritet dhe nuk dihen përfundimet e Gjykatës Kushtetuese. Janë shumë faktor që do të ndikojnë në vendim. E mbi të gjitha është Vashingtoni. Të shpresojmë se çështja do të merr anën pozitive në politikë”, thotë profesor Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka nisur letra të shumta në adresë të shteteve të ndryshme, eurodeputetëve dhe mekanizmave të pavarur që janë të thirrur për interpretimin e çështjeve kushtetuese, që prej rrëzimit të Qeverisë me mocion mosbesimi në Kuvend. Ky angazhimi i Kryeministrit, sipas njohësve të së drejtës Kushtetuese ka të bëjë me sigurimin e një interpretimi të drejtë të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Hashim Thaçit për formimin e Qeverisë së re nga LDK-ja, dhe shihet si një betejë e ashpër që është duke u zhvilluar në mes të ekipit të ekspertëve ligjor të Hashim Thaçit dhe të Albin Kurtit, për interpretim të ligjit dhe Kushtetutës, për ta bindur edhe Gjykatën Kushtetuese që ta merr vendimin në favorin e tyre në pritje të përfundimit të masës së përkohshme të vendosur deri më 29 maj. Së fundi, Kurti iu drejtua me një letër Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku shkruan se presidenti Thaçi, i mbështetur nga disa parti po tentojnë realizimin e një skenari antikushtetues për krijimin e Qeverisë së re pas votimit të mocionit në Kuvend. “Me ndërmarrjen e iniciativës së tij për ta formuar Qeverinë, duke keqinterpretuar kërkesat e fituesit të zgjedhjeve për sqarime mbi bazën kushtetuese rreth veprimeve e tij, dhe duke shpikur një afat që nuk parashikohet askund në Kushtetutë, presidenti ka vepruar qartë duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan në letrën e Kurtit, drejtuar Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Po ashtu Kurti i ka dërguar letër edhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, por të cilën nuk e ka bërë publike. Se sa a do të jenë ndërkombëtarët shpresa e fundit që të ndikojnë mos ndërhyrjen e politikes në vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth vlerësimit të drejtë të kushtetutshmërisë së Dekretit të Thaçit për formimin e Qeverisë së re, kur dihet se edhe Kushtetuta në fuqi është një dokument fund e krye i hartuar prej tyre dhe tani vlerësohet e monitorohet edhe zbatimi i saj, mendimin e vetë e thotë profesori i së drejtës dhe ish anëtarë i komisionit për hartimin e Kushtetutës Muhamet Kelmendi.

Sipas profesor Kelmendit, në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, pa shmangshëm do të merret në konsideratë edhe ana ligjore, juridike, por edhe ajo politike.

“Janë dy çështje shumë të kundërta në skenën politike të Kosovës që po zhvillohen. Njëra është e karakterit juridik të zgjidhjes së çështjes kontradiktore nga Gjykata Kushtetuese dhe e dyta, është çështje politike, e cila po zhvillohet në skenën politike të Kosovës. Ana juridike do të varet kryesisht nga qëndrimet që do ti ndërmerr SHBA-ja. Këtu nuk ka dilemë dhe sado kudo që të dërgohen letra nga palët, qoftë në SHBA, qoftë nëpër shtete të BE-së dhe në Parlamentin e Evropian, nuk ndikon në ndryshimet veç të krijuara në skenën politike. Çështja e dytë është shumë problematike. Konfliktet janë të thella në Kosovë. VV është kundër tërë skenës politike. Të tjerët kundër VV-s. Këto dy grupime kanë kaluar në pozita tejet të ashpra dhe radikale. Ato nuk po pajtohen dhe rreziqet janë të konsiderueshme”, thotë Muhamet Kelmendi. Sipas Kelmendit, konfliktet dhe përpjektë për të ndikuar be vendimin e Gjykatëse Kushtetuese janë tepër të ashpra, sa që i kanë ashpërsuar edhe raportet mes qytetarëve, dhe janë kryesisht pasoje e veprimeve të Hashim Thaçit. Ato do të mundë të neutralizohen vetëm me ndikimin e faktorit ndërkombëtar.“Konfliktet janë bartur nga subjektet e tilla në popull. Edhe masat janë radikalizuar dhe as kund nuk shihet drita e daljes nga gjendja. Askush nuk po merr veprim shërues. Kontradiktat janë të mëdha. Nuk ka pajtim midis palëve. Ka kërcënime të ashpra dhe veprime ekstreme të thella. Vendin e kanë dërguar buzë katastrofës. Dhe, nëse vazhdon kështu, ka rrezik të madh. Nuk ka fare veprime pozitive. Letrat e Albin Kurtit dh të Hashim Thaçit janë kronikë tjetër qesharake e skenës politike. Lufta për pushtet i ka verbëruar tërësisht. Z. Thaçi ka kaluar çdo vijë të tolerancës politike. Mjerisht prapa tash nuk po mbetet as Albin Kurti. Të dy këta janë bërë të paligjshëm në Kosovë. Kryesisht është përgjegjës Thaçi. Ai është shkaktari i të gjitha të këqijave që po i ndodhin vendit. Kudo i ka gishtat ky njeri. E ka dërmuar vendin politikisht, ekonomikisht dhe në sigurinë nacionale e territoriale. Në këtë gjendje nuk pritet dhe nuk dihen përfundimet e Gjykatës Kushtetuese. Janë shumë faktor që do të ndikojnë në vendim. E mbi të gjitha është Vashingtoni. Të shpresojmë se çështja do të merr anën pozitive në politikë”, thotë profesor Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)