Isa Mustafa shkruan për vdekjen e vajzës 22-vjeçare të veprimtarit të LDK’së

  • 15 May 2020 - 17:00
Isa Mustafa shkruan për vdekjen e vajzës 22-vjeçare të veprimtarit të LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega Prizren, ka njoftuar se ka vdekur vajza e Fadil Kryeziut, themeluesit të degës dhe ish-zyrtarit të lartë të LDK-së në Prizren, njëherësh drejtues i IRSHP-së.

Për këtë ka shkruar edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili thotë se vdekja e studentes 22-vjeçare është humbje jo vetëm për familjen e saj, por për të gjithë.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Me preku thellë lajmi për ndarjen nga jeta e vajzës së Fadil Kryeziut, veprimtar shumëvjeçar dhe themelues i degës së LDK-së në Prizren.

E ndaj dhembjen me familjen Kryeziu, për humbjen e vajzës së tyre të çmuar, Albës 22 vjeçe, studente në Gjermani.

Ndarja e hershme nga jeta e Alba Kryeziut, një të reje të përkushtuar për dije dhe prosperim, është një humbje e madhe jo vetëm për rrethin familjar por për të gjithë ne.

Ngushëlloj edhe degën e LDK-së në Prizren, miqtë dhe kolegët e Albës dhe familjes së Fadil Kryeziut.

Isa Mustafa

(Kosova Sot Online)