IKShP-ja e Holandës këshillon njerëzit që janë single: Gjejeni dikë për s*ks gjatë karantinës

  • 15 May 2020 - 18:13
IKShP-ja e Holandës këshillon njerëzit që janë single: Gjejeni dikë për s*ks gjatë karantinës

Djemtë dhe vajzat që janë single në Holandë po këshillohen që ta gjejnë nga një shok/shoqe për seks pas kritikave të rregullave që diktojnë se mysafirët në shtëpi të mbajnë distancën prej 1,5 metra nga nikoqirët gjatë periudhës së pandemisë.

Në një ndërhyrje mendjehapur për rastin, udhëzimi zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ambientit (RIVM) është ndryshuar për t’iu sugjeruar atyre pa partner permanent seksual që të arrijnë marrëveshje me individët e caktuar për t’u mbyllur së bashku në karantinë.

Me këshillën e ekspertëve nga RIVM, Holanda ka qenë nën atë që qeveria e përshkruan si “karantina inteligjente” që nga 23 marsi, duke i lejuar tre vizitorë në shtëpi por duke respektuar kushtet strikte që të mbajnë distancën, shkruan The Guardian, përcjell Express.

Por RIVM tash e pranon se “ka kuptim që një person që është single, po ashtu doni të keni kontakt fizik (seks)” por duke paralajmëruar se rreziqet e intimitetit të tillë duheshin menaxhuar.

“Të diskutojmë se sa mirë mund ta bëjmë këtë gjë. Për shembull, takohuni me të njëjtin person për të pasur kontakt fizik apo seksual (me një mik për seks), por duke garantuar që nuk jeni të sëmurë. Bëni planifikimin me personin për atë se sa njerëz të tjerë shihni. Aq më shumë njerëz që shihni, aq më e madhe shansa e (shpërndarjes) së koronavirusit.”

Po ashtu, instituti holandez që është ekuivalent i IKShPK-së në Kosovë, ka pasur këshilla edhe për njerëzit që janë në lidhje, apo të martuar. Ky institut ka kërkuar që të mos bëjnë seks nëse kanë qenë të izoluar për shkak të dyshimeve se kanë pasur koronavirus.

(Kosova Sot Online)