Italia regjistron 242 viktima në 24 orët e fundit

  • 15 May 2020 - 18:46
 Italia regjistron 242 viktima në 24 orët e fundit

Italia ka regjistruar 242 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit dhe 789 raste pozitive.

Ndërkohë janë shëruar 5,017 pacientë dhe numri i personave aktivë me koronavirus është 72,070.

Situata është përmirësuar ndjeshëm dhe në Lombardi, e cila konsiderohet dhe si epiqendra e pandemisë.

(Kosova Sot Online)