Alarmon doktor Aliu: Përfshirja e Rusisë në dialog mes Kosovës dhe Serbisë bombë e kurdisur për rajonin

  • 16 May 2020 - 07:57
Alarmon doktor Aliu: Përfshirja e Rusisë në dialog mes Kosovës dhe Serbisë bombë e kurdisur për rajonin

“Këto janë vetëm pasojat në raportin me Kosovën e Shqipërinë, e mos të flasim për pasojat në raport me Bosnjën e Malin e Zi , dhe shtetet tjera fqinjë në Ballkan, e për më tepër mos të flasim për pasojat rajonale e botërore, kur Rusia vetëm pret momentin për të okupuar shtetet fqinjë. Kjo do të kishte edhe pasojë, shpërbërjen e NATOS, E ndoshta edhe si rrjedhojë luftën e tretë botërorë e cila do fillonte pikërisht në Ballkan. Kjo qe po e shkruaj, nuk është pjellë e një imagjinate, por është një mundësi e rrjedhjes logjike të gjerave. Kush do t besonte që pas 10 viteve pavarësi të Kosovës, dikush do negocionte ndarjen e saj, ajo ndodhi, e përse mos të ndodhë edhe shpërbërja e Shqipërisë kur në negociata kemi këta njerëz që lirshëm mundë ti quaj Terrorist Politik, po i quaj kështu sepse të tillë janë, dhe sepse atyre fatkeqësisht ju pëlqen termi terrorist, për ti etiketuar kundërshtarët e tyre politik, ashtu siq e etiketonte Millosheviqi UÇK- në që me gjak mbronte rrënjët e veta”, thotë Hysni Aliu.

Pikërisht në kohën kur është paralajmëruar t’u jepet intensitet veprimeve për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, është aktivizuar edhe Rusia, duke rikujtuar se pa mbështetjen e tyre një marrëveshje eventuale nuk do të mund të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Përfshirjen e Moskës e kanë mirëpritur edhe zyrtarë të administratës Trump, të cilët merren me dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo analistët politik inkuadrimin e Rusisë në këtë proces, e shohin si një skenar të rrezikshëm që mundë ta provokon paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në përmasa rajonale por edhe botërore.

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, analisti politik, njohës i zhvillimit të politikave në Ballkan, Daniel Server, i sheh me dyshim paralajmërimet e zyrtarëve të Rusisë se mund të përfshihen në dialog. Sipas tij, rusët janë të interesuar për zgjidhje territoriale, të cilat do t’i përdornin si pretekst për t’i legjitimuar aneksimet e tyre. “Është e qartë se Rusia po kërkon një zgjidhje territoriale që do t’i ndihmojë në justifikimin e aneksimit të Krimesë dhe krijimin e shteteve kukulla në Osetinë e Jugut, Abhazi dhe Transnistri”, ka thënë Server. Ndryshe që tani është paralajmëruar se përfshirja eventuale e Rusisë nuk paraqet problem për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dick Custin, zëdhënës i të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se çdokush që ndihmon me ide për stabilitet, paqe dhe prosperitet në Kosovë e Serbi, është i mirëseardhur. Edhe analisti politik doktor Hysni Aliu, konsideron se përfshirja e Rusisë në këtë vazhdimësi në pritje të dialogut me Kosovës dhe Serbisë, do të skenari më i keq për interesin e shtetit të Kosovës dhe të vetë shqiptarëve si bombë, pra edhe në dëm të Shqipërisë.

Aliu thotë se është pikërisht mungesa e vizionit të politikës Kosovare, dhe lejimi i taktikave të Hashim Thaçit në këtë proces të tej zgjatur, ajo që tani mundë ti kushton Kosovës me involvimin e interesave ruse në favor të Serbisë dhe rritjen e pazarit politik për arritje e marrëveshjes.

Image
Hysni Aliu

“Sipas mendimit tim, nëse lejohen që gjërat të shkojnë sipas dëshirës së Serbisë dhe Rusisë, e që po duket qartë që ashtu po shkojnë, atëherë, Kosova jo vetëm që do të ndahet dhe shumica e saje do ti mbetet Serbisë, por edhe do të shndërrohet në një rajon të Vogël në kuadër të Shqipërisë, rajon i cili do ti ketë në brendi disa kisha e manastire serbe me të drejtë exteritorialiteti, dhe në jug komuna Serbe që rrjedhin nga marrëveshja e asociacionit të komunave Serbe të cilat pas shkrirjes së shtetit të Kosovës në një Shqipëri pak më të madhe se që është, problemin do ta transferojnë në problem shqiptaro Serb, e jo Kosovë Serbi siq është tani, pikërisht ashtu siç po kërkon Vuqiqi. Pra, unë tërheq vërejtjen që, lejimi i ndarjes së Kosovës, dhe bashkëngjitja e saj me Shqipërinë ( si e tillë), do të ishte pikënisja e shpërbërjes së tërësishme edhe të shtetit Shqipërisë’, thotë doktor Hysni Aliu.

Madje ai zbulon edhe modalitetin e procesit sipas të cilit do të realizohej ku plan.

“Bashkëngjitja e Kosovës së përgjysmuar me Shqipërinë, së bashku me kishat e manastiret serbe dhe komunat me shumicë serbe, do ta bartte konfliktin nga Serbi Kosovë në Serbi Shqipëri, ku Serbia do të kishte të drejtë në menaxhimin e "vlerave kulturore" të saj, pastaj do të ankohej që Serbët në Shqipëri po diskriminohen , si rrjedhojë do organizonte institucionet paralele në Shqipëri, e si rrjedhojë do të nevojiteshin negociata të reja, tani jo për Kosovën por për Serbët e manastiret e tyre në Shqipëri , ku si kompromis do të ishte ndërrimi i sërishëm i kufijve, dalja e Serbisë në det, vetëm e vetëm që Serbia ti largonte strukturat e saj paralele tani nga Shqipëria. Këtu nuk do përfundonte, sepse rastin do ta shfrytëzonte edhe Greqia, e cila veç e ka agjendën të gatshme me grekët në Shqipëri, por do aktivizohej edhe Mali i Zi , duke marrë prapë tokë nga Shqipëria ashtu si në të kaluarën dhe ashtu siç mori nga Kosova në të tanishmen. Do vazhdonte edhe me Maqedoninë e veriut e cila do shtypte shqiptarët atje dhe do kishim një eksod e pastrim etnik të shqiptarëve në Maqedoni të veriut, mos të flasim për Preshevën që do të zbrazej tërësisht me gjithë Sanxhak, por edhe komunat shqiptare në Mal të Zi”, thotë doktor Hysni Aliu.

Pra, sipas Aliut, plani Thaqi Vuqiq, është një kthim i shqiptarëve në kohën e para vitit 1912, si rrjedhojë zhdukje e shteteve shqiptare.

“Këto janë vetëm pasojat në raportin me Kosovën e Shqipërinë, e mos të flasim për pasojat në raport me Bosnjën e Malin e Zi , dhe shtetet tjera fqinjë në Ballkan, e për më tepër mos të flasim për pasojat rajonale e botërore, kur Rusia vetëm pret momentin për të okupuar shtetet fqinjë. Kjo do të kishte edhe pasojë, shpërbërjen e NATOS, E ndoshta edhe si rrjedhojë luftën e tretë botërorë e cila do fillonte pikërisht në Ballkan. Kjo qe po e shkruaj, nuk është pjellë e një imagjinate, por është një mundësi e rrjedhjes logjike të gjerave. Kush do t besonte që pas 10 viteve pavarësi të Kosovës, dikush do negocionte ndarjen e saj, ajo ndodhi, e përse mos të ndodhë edhe shpërbërja e Shqipërisë kur në negociata kemi këta njerëz që lirshëm mundë ti quaj Terrorist Politik, po i quaj kështu sepse të tillë janë, dhe sepse atyre fatkeqësisht ju pëlqen termi terrorist, për ti etiketuar kundërshtarët e tyre politik, ashtu siq e etiketonte Millosheviqi UQK- në që me gjak mbronte rrënjët e veta”, thotë Hysnin Aliu.

“Për shkurtpamësit tanë në politike, kjo ju duket shumë spekulative, pore mua më mbetet të dyshoj që, të njëjtit njerëz që janë duke e shkatërruar shtetin e Kosovës, të njëjtit do ta shkatërronin edhe shtetin e Shqipërisë. Dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës, që nga fillimi ka qenë mashtrues, dhe si i atillë do të përfundoj. Në këtë dialog, nuk ka pasur logjike të shëndoshë negociuese, nuk janë përfshirë liderët adekuat negocues, por dialogu është bëre me njerëz të urryer nga populli, veçanërisht në Kosovë, si rrjedhojë çdo gjë që sjellin ata është jo e besueshme. Degradimi i dialogut, ka ofruar mundësinë që idetë e çmendura të merren parasysh si mundësi zgjidhje e këtij problemi, dhe natyrisht si gjithherë i mençuri i korrë frytet e gabimeve të tjerëve në situata të këtilla. Pra Kosova nuk ka pasur shtet të mirëfilltë e as udhëheqës të mirëfilltë se paku qe 20 vite, andaj jemi ku jemi, kemi një tërheqje rekorde të njohjeve dhe kemi një vënie në pikëpyetje të shtetit të Kosovës”, thotë doktor Hysni Aliu. Ne treguam që nuk ka vija të kuqe në raport me shtetin tonë. Këtë e treguam, duke falur tokë Maqedonisë së veriut, pastaj Malit të Zi, e përse të mos përdoret i njëjti sistem edhe me Serbinë. Këtyre pushtetarëve tanë, ju ka hasur " sharra në gozhdë" kësaj here, sepse Serbia nuk po kënaqet si fqinjët tjerë me marrjen e disa hektarëve tokë, pore po e kërkon zemrën e Kosovës , e përveç kësaj ndarjen e pjesës tjetër të mbetur nëpërmes asociacionit të komunave serbe dhe shkrirjen e plotë të këtij shteti, duke treguar hapur që asnjëherë nuk do ta pranoj shtetin e Kosovës. Pra për çka po negociohet me Serbinë? Për shkrirjen e Kosovës, apo për shkatërrimin e Shqipërisë. I mbetet faktorit ndërkombëtar të merret me ta. Populli e ka thënë fjalën e vetë”, thotë doktor Hysni Aliu .

(Kosova Sot Online)