Alarmon analisti politik: Thaçi dhe Vuçiq e kanë finalizuar marrëveshjen për ndarjen e Kosovës, të parandalohet nënshkrimi dhe ratifikimi në Kuvend

  • 16 May 2020 - 08:16
Alarmon analisti politik: Thaçi dhe Vuçiq e kanë finalizuar marrëveshjen për ndarjen e Kosovës, të parandalohet nënshkrimi dhe ratifikimi në Kuvend

“Me eliminimin e LVV-s, nga Qeverisja, rrëzimin e Kurtit nga pushteti dhe krijimin e koalicionit kundër kushtetuese ndërmjet LDK,AAK-NISMA–AKR dhe minoritetet si dhe mbështetjen opozitare të PDK-së, Thaçi me ndihmën e bishtit të tij, Isa Mustafës, Thaçi po synon t`ia arrij me çdo kusht qëllimit për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të dëmshme për Kosovën dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë. Madje këtë e vërteton edhe Gazeta Franceze "Le Figaro" e cila flet për një vendim të përgatitur me rastin e takimit "diskret" më 2 mars të këtij viti në Uashington dhe në artikullin e botuar së fundi ofron dëshmi se njerëzit më të afërt të Presidentit Trump, jo vetëm që i kanë dëgjuar të dy presidentët të flasin për shkëmbim të territoreve, por as nuk janë kundër kësaj”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Mediet ndërkombëtare po vazhdojnë pa ndërprerë, kohë pas kohe, të raportojnë se si Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai Serb Vuçiq, po mbajnë takime sekrete në prag të finales së vazhdimit të dialogut, madje duke njoftuar se tani më e kanë të gatshme edhe marrëveshjen e kompromisit, ndarjes së Kosovës, duke ja dhuruar pjesën veriore shtetit të Serbisë. Një raport për takime të tilla është bërë publik së fundi edhe në medien franceze, për takimin e muajit mars të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë, ku ishin prezent edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq. Gazeta Franceze Le Figaro ka publikuar një artikull, në të cilin pretendon se në Vashington, njerëzit më të afërt të Presidentit Trump i kanë dëgjuar dy presidentët të flasin për shkëmbim të territoreve, e as nuk janë kundër kësaj. Mediumi francez “Le Figaro” flet për një vendim të përgatitur me rastin e një takimi ‘diskret’ në Vashington më 2 mars, në prani të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, dhe këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien. Aty ishte edhe emisari special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Se në këto raportime ka të vërteta që paraqesin rrezikun serioz për planin e ndarjes, e thotë me plotë siguri analisti politik Gani Qarri, i cili i bënë thirrje klasës politike të Kosovës që të bashkohet për ta kundërshtuar një marrëveshje të tillë e cila tani më vetëm sa nuk është firmosur edhe zyrtarisht.

Image
Gani Qarri

“Pas raportimit më të ri të medieve franceze, se në takimin e 2 marsit të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të SHBA-s, përveç Thaçit dhe Vuçiqit prezent ishin edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Trump, që nga dhëndri i tij Jared Kushner, këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien si dhe emisari special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, vërtetohet plotësisht se përkundër deklaratave të pa sakta të Grenellit, jo vetëm që është biseduar deri në detaje, por tani më kuislingu Hashim Thaçi, duket se edhe e ka të gatshme marrëveshjen e arritur atje me Aleksandër Vuçiqin, për faljen e veriut të vendit tonë Serbisë, si dhe copëtimin përfundimtar të territorit të Kosovës, akt pas të cilit, vendi ynë fatkeqësisht vështirë se do të mund të vazhdojë, të ekzistojë më si shtet. Ky Project I rrezikshëm duhet ta bashkon gjithë klasën politike të Kosovës pa dallim, për ta kundërshtuar dhepamundësuar jetësimin e tij në praktik, nuk duhet lejuar që të ratifikohet në Kuvend”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Sipas Qarrit, vetë eliminimi i VV-së nga drejtimi i Qeverisë, që duhet të jetë pjesë e drejtimit të dialogut në vijim, flet mjaftueshëm për këtë skenar të përgatitur nga Hashim Thaçi.

“Me eliminimin e LVV-s, nga Qeverisja, rrëzimin e Kurtit nga pushteti dhe krijimin e koalicionit kundër kushtetuese ndërmjet LDK,AAK-NISMA–AKR dhe minoritetet si dhe mbështetjen opozitare të PDK-së, Thaçi me ndihmën e bishtit të tij, Isa Mustafës, Thaçi po synon t`ia arrij me çdo kusht qëllimit për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të dëmshme për Kosovën dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë. Madje këtë e vërteton edhe Gazeta Franceze "Le Figaro" e cila flet për një vendim të përgatitur me rastin e takimit "diskret" më 2 mars të këtij viti në Uashington dhe në artikullin e botuar së fundi ofron dëshmi se njerëzit më të afërt të Presidentit Trump, jo vetëm që i kanë dëgjuar të dy presidentët të flasin për shkëmbim të territoreve, por as nuk janë kundër kësaj”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Sipas Qarrit, i njëjti takim është përdorur edhe për shtimin e presionit ndaj Qeverisë Kurti për heqjen pa kushte të taksës ndaj prodhimeve serbe. “Për ta detyruar Kosovën që të heqë taksat doganore, administrata e Trumpit nën ndikimin e Grenellit vuri në peshore edhe pezullimin e ndihmës ekonomike prej 50 milionë dollarësh. Aty përmendet se si kjo ide u jetësua, pasi dy presidentët, Vuçiq e Thaçi, u ndeshën me kundërshtimet e Francës e të Gjermanisë. Mirëpo duke e eliminuar VV-në nga Qeverisja, dhe krijuar koalicionin kundër kushtetuese më AAK-NISMA–AKR dhe minoritetet, e më mbështetje opozitare të PDK-së, Hashim Thaçi me ndihmën e Isa Mustafës, përfundimisht po përgatitë terrenin që t`ia arrijë qëllimit për nënshkrimin e marrëveshjes së dëmshme për Kosovën”, thotë Gani Qarri.

Qarri është i sigurte se me veprime në kushte të konspiracionit, nëse klasa politike nuk mirë organizohet për ta kundërshtuar, Thaçi mundë edhe të ja arrij qëllimit të sigurimit të votave të mjaftueshme edhe në Kuvend, për ta kaluar marrëveshjen. “Kështu që me konstipacionin e ri qeverisës ai do të sigurojë votat e mjaftueshme edhe për ratifikim në Kuvend,të kësaj marrëveshjeje pasi kundër do të ishin vetëm votat e VV-së e cila kategorikisht kundërshton një projeksion të tillë, të marrëveshjes së fshehtë, të cilën e ka dekonspiruar kryeministri Kurti edhe me deklarim para Kuvendit të Kosovës, ndaj brengos fort fakti se spektri politik, në vend që të bashkohet për mbrojtjen e vendit dhe parandalimin e një skenari të tillë shkatërrimtar, po i bëhet bisht Thaçit për jetësimin e tradhtive të tij, ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)