Akuzon rëndë Krasniqi: LDK po e vjedh mandatin e popullit nga partia fituese për ta instaluar krimin

  • 16 May 2020 - 16:41
Akuzon rëndë Krasniqi: LDK po e vjedh mandatin e popullit nga partia fituese për ta instaluar krimin

“LDK-ja për shkak te lakmisë së pushtetit është futur në një aventurë. Tentimi për krijimin e qeverisë është tentim për t'ia vjedhur mandatin partisë fituese. Hartuesit e Kushtetutës e sqaruan shumë mirë. Njëri prej tyre edhe Arsim Bajrami. Pa partinë fituese nuk mund të formohet asnjë qeveri. Në vitin 2014 kishim një verdikt të Gjykatës Kushtetuese, ku PDK-së si parti fituese i dha të drejtë që tjetër qeveri pa partinë fituese nuk mundë të bëhet. Edhe atëbotë u patë krijua koalicioni VLAN, ku për kryeministër patën nominuar Ramush Haradinaj dhe për krye parlamentar Isa Mustafa. Por çdo gjë dështoi. Edhe kësaj radhe Gjykata Kushtetuese duhet të veproj njësoj, dhe jo të përdorë standarde të dyfishta, edhe pse them të drejtën fare nuk besoj në anëtarët e kësaj Gjykate, kur e dimë që vijnë nga LDK dhe PDK”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Analisti politik Faik Krasniqi, po e quan aventurë të turpshme dhe lakmitare për ta kapur me dhunë pushtetin, përpjekjen e LDK-së më ish partnerët e PAN-it për ta formuar një Qeveri të re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me grusht shtet. Kjo tentativë e LDK-së, sipas Krasniqit ka për qëllim për ta vjedhur atë nga legjitimiteti i dhënë qytetar për partinë fituese prandaj duke mos pasur siguri se do ta fitojnë betejën në Gjykatën Kushtetuese, dhe duke pasur qare nga konkurrenca e fortë për të grabitur poste ministrore, LDK akoma po heziton ti bëjë publik emrat e kandidatëve të rinj për ministra.

Image
Faik Krasniqi

“LDK-ja për shkak te lakmisë së pushtetit është futur në një aventurë. Tentimi për krijimin e qeverisë është tentim për t'ia vjedhur mandatin partisë fituese. Hartuesit e Kushtetutës e sqaruan shumë mirë. Njëri prej tyre edhe Arsim Bajrami. Pa partinë fituese nuk mund të formohet asnjë qeveri. Në vitin 2014 kishim një verdikt të Gjykatës Kushtetuese, ku PDK-së si parti fituese i dha të drejtë që tjetër qeveri pa partinë fituese nuk mundë të bëhet. Edhe atëbotë u patë krijua koalicioni VLAN, ku për kryeministër patën nominuar Ramush Haradinaj dhe për krye parlamentar Isa Mustafa. Por çdo gjë dështoi. Edhe kësaj radhe Gjykata Kushtetuese duhet të veproj njësoj, dhe jo të përdorë standarde të dyfishta, edhe pse them të drejtën fare nuk besoj në anëtarët e kësaj Gjykate, kur e dimë që vijnë nga LDK dhe PDK”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Këtë tentativë të bërjes së qeverise me aventura të rrezikshme të shkeljes së Kushtetutës, Krasniqi thotë se duhet ta parandalon Gjykata Kushtetuese, sepse i ka të gjitha argumentet e bazuara edhe nga përvoja e kaluar e vitit 2014, kur në të njëjtën mënyrë, po këto parti politike, u munduan ta grabisin pushtetin nga ish partia e parë fituese, e që aso kohe ishte PDK-ja.

“Çfarë qeverie po tentohet të krijohet? Qeveri me humbësit e zgjedhjeve. Me një parti që me manipulime e kaloi pragun. Me partitë që LDK-ja gjithmonë i ka quajtur hajna dhe kriminelë. Gjykata Kushtetuese duhet të veproje konformë ligjit siç veproi në vitin 2014, dhe mos të lejojë LDK, AAK, Nismën dhe Listën serbe të bëjnë manovrime të tilla. Pastaj le të bëjnë kalkulime për ndarjen e pushtetit”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)