Lajmi i mirë për ata që udhëtojnë në relacionin Prishtinë-Pejë

  • 16 May 2020 - 18:45
 Lajmi i mirë për ata që udhëtojnë në relacionin Prishtinë-Pejë

Sindikata e Punëtorëve të Hekurudhave të Kosovës- Trainkos, njofton se pas lehtësimit të masave dhe hyrjes në fazën e dytë, të hënën me datë 18.05.2020, fillon transporti i udhëtarëve në relacionin Prishtinë-Pejë.

Përmes një njoftimi në Facebook, thekson se të gjitha rekomandimet për masat parandaluese infektive janë ndërmarrë nga Njësia e mbështetjes dhe përkrahjes.

“Ju, do jeni të sigurt në udhëtimin tuaj, me ne sepse; Është bërë dezinfektimi i plotë i hapësirave të brendshme dhe të jashtme; Janë pajisur me dezinfektues, çdo hyrje në vagonët tuaj; është bërë vendosja e shenjave parandaluese, të kujdesit dhe udhëzimet e nevojshme. Andaj, ne po punojmë çdo ditë që të ngrisim cilësinë dhe imazhin në Hekurudhat e Kosovës”, përfundon njoftimi.

Dje Qeveria në detyrë e Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, njoftuan se faza e dytë nisë më 18 maj, dhe do të shtohet edhe nga 1 orë në lëvizjen e qytetarëve, gjithsej 4 orë dhe kjo i bie 2 paradite 2 pasdite.

(Kosova Sot Online)