E zbulon Krasniqi: Ja si po shpëtojnë kriminelët e politikës kosovare nga burgu

  • 18 May 2020 - 15:59
E zbulon Krasniqi: Ja si po shpëtojnë kriminelët e politikës kosovare nga burgu

“Burgjet me politikan do t'i kishim plote. Por fatkeqësisht ata prapë po duan te rikthehen në pushtet, me ndihmën e LDK-së që gjithmonë u ka ndihmuar kur ishin duke u fundosur. Edhe kësaj radhe po tenton t'i shpëtoj. Duke i shpëtuar ata po tenton t'i shpëtoj edhe shumë njerëz të saj që janë përfshirë në pisllëqe”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, ka reaguar ashpër pas raportimeve në media, sipas të cilave njoftohet opinioni se Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga radhët e PDK-së Kujtim Gashi, i cili po akuzohet se ka keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren. Sipas analistit Krasniqi, ky do të ishte një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, për veprimet që do të mundë ti bënin në vazhdim institucionet e drejtësisë të mbështetura edhe me vullnetin e politikës, sikur që po bënë tani Qeveria në detyrë, por fatkeqësisht janë riorganizuar partitë politike, të tej korruptuara dhe inkriminuar, për ta pamundësuar pikërisht instalimin e shtetit të së drejtës, luftimin e krimit e korrupsionit dhe ndëshkimin e të korruptuarve. Sipas Krasniqit, po të vazhdonte mandati kushtetues i Qeverisë Kurti deri në fund, burgjet e Kosovës do të mbusheshin me plot “banor” të rinj që do të shkonin atu si pasojë e lidhjeve të tyre me krimin e organizuar, sikur që janë ish qeveritarët e PAN-it.

“Burgjet me politikan do t'i kishim plotë. Por fatkeqësisht ata prapë po duan të rikthehen në pushtet, me ndihmën e LDK-së që gjithmonë u ka ndihmuar kur ishin duke u fundosur. Edhe kësaj radhe po tenton t'i shpëtoj. Duke i shpëtuar ata po tenton t'i shpëtoj edhe shumë njerëz të saj që janë përfshire në pisllëqe”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)