Limaj kujton nënën e ndjerë: Nënë e bashkudhëtare në lirinë e Kosovës

  • 19 May 2020 - 17:11
 Limaj kujton nënën e ndjerë: Nënë e bashkudhëtare në lirinë e Kosovës

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka përkujtuar 11 vjetorin e vdekjes së nënës së tij, të cilën e ka quajtur nënë e bashkudhëtare në lirinë e Kosovës.

Askush si nënat nuk e di se nëpër çfarë vuajtje e dhimbje kanë kaluar për të ardhur deri të liria, ka shkruar Limaj, në postimin e tij, të cilin e ka përcjellë edhe më fotot e nënës së ndjerë.

Postimi i plotë i Limajt “Nënë e bashkudhëtare në lirinë e Kosovës. Askush si nënat nuk e di se nëpër çfarë vuajtje e dhimbje kanë kaluar për të ardhur deri te liria. 11 vjet pa ty! Prehu në paqe nënë!”

(Kosova Sot Online)