Makina u zhyt në liqenin e Banjës, ndërpriten kërkimet për të tjerë persona të mbytur

  • 19 May 2020 - 20:35
 Makina u zhyt në liqenin e Banjës, ndërpriten kërkimet për të tjerë persona të mbytur

Ende nuk dihet nëse ka njerëz te tjere në makinën që një ditë më parë përfundoi në HEC-in e Banjës.

Në breg u gjet pa jetë 57-vjeçari Gazmend Hasani.

Gjatë pasdites së djeshme, polumbarët kanë tentuar të futen deri në 32 metër thellësi për të mbërritur tek makina, por nuk kanë mundur dot të shkojnë më tej.

Ata kanë gjetur vetëm një pjesë të parafangos së makinës.

Polumbarët i ndërprerë kërkimet, ndërsa policia nuk ka bërë publike detaje të kësaj ngjarje.

(Kosova Sot Online)