Shërbimi Korrektues fillon punën me orar të rregullt nga 26 maji

  • 20 May 2020 - 15:37
 Shërbimi Korrektues fillon punën me orar të rregullt nga 26 maji

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se nga data 26 maj 2020, fton të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.

“Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt”, thuhet në njoftim.

Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga pandemia COVID-19.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim.

(Kosova sot Online)