Të korruptuarit i bashkoi frika nga shtetit i së drejtës

  • 20 May 2020 - 18:48
Të korruptuarit i bashkoi frika nga shtetit i së drejtës

“Atë që nuk e kanë bërë vetë, pra normën rregulluese nga e cila do stabilizohej gjendje e përgjithshme, filloi ta bëjë qeverisja me ideologji majtiste, e cila duke u vëzhguar maksimalisht u gjithë kuptua si një lloj rreziku për deshifrim të korrupsionit galopant.

Këto kanë qenë justifikimet fondamentale të cilat edhe nuk arritën për t’u maskuar e fabrikuar në një dimension tjetër, siç kishin planifikuar qysh me kohë, që mendoj se janë prodhim i bashkë dyzimit Isa dhe Hashim”, thotë analisti politik Arsim Haziri.

Analistët politik po vazhdojnë ti akuzojnë forcat politike që u bashkuan për rrëzimin e Qeverisë Kurti, dhe krijimin e një Qeverie të re pa LVV-në , se qëllimi i bashkimit të tyre kundër LVV-s në Qeveri ishte frika nga beteja që kjo qeveri e filloi kundër krimit dhe korrupsionit. Prandaj, edhe nëse formohet një Qeveri tjetër pa LVV-në ajo nuk do të përfaqëson gjë tjetër veç se një strukturë kriminale. Këtë konstatim e jep politologu Arsim Haziri.

Image
Arsim Haziri

“Kosova tashmë ka hyrë në dekadën e dytë prej kur është çliruar dhe si shtet sovran e pavarur ajo tashmë ka përmbyllur një dekadë, dhe pavarësisht se të dy çështjet përbëjnë dekada, ajo assesi s’po mund të shënon progres. Konsolidimi multidimensional nuk është implementuar pasi si i tillë nuk është menduar dhe krejt si pasojë e kleptokracisë dhe instalimit të klientelizmin si mundësi për përtëritje. Periudha e tranzicionit gjithnjë ka qenë një lloj arsyetimi krejtësisht banal, dhe e kanë shfrytëzuar maksimalisht për të manipuluar elektoralisht, dhe strategjia që kanë ndjekur gjithnjë nuk i ka kontribuuar shkurtimit të tranzicionit dhe ndërtimit të një sistemi monokratit. Akoma ne si shoqëri ballafaqohemi me problem bazike, akoma ardhja në pushtet bëhet në llogari të përfitimeve klanore, pikërisht kjo logjike ka prodhuar situatë ku mirëqenia socio-ekonomike s’mund të jetë fakt e gjendje, për më argumentueshëm kemi edhe qeverinë e fundit e cila u shkarkua pikërisht mbi atë bazë, zaptimin e sferës institucionale publike”, thotë politologu Arsim Haziri.

E sipas Hazirit në një shtet të kapur nga krimi e korrupsioni, shkelja e ligjit është bërë normë ligjore për të pa prekshmit dhe uzurpatorët e shtetit të cilët ju frikësuan Qeverisë së drejtuar nga LVV dhe Albin Kurti.

“Atë që nuk e kanë bërë vetë, pra normën rregulluese nga e cila do stabilizohej gjendje e përgjithshme, filloi ta bëjë qeverisja me ideologji majtiste, e cila duke u vëzhguar maksimalisht u gjithë kuptua si një lloj rreziku për deshifrim të korrupsionit galopant.

Këto kanë qenë justifikimet fondamentale të cilat edhe nuk arritën për t’u maskuar e fabrikuar në një dimension tjetër, siç kishin planifikuar qysh me kohë, që mendoj se janë prodhim i bashkë dyzimit Isa dhe Hashim”, thotë analisti politik Arsim Haziri.

Sidoqoftë ai është i sigurt që ndëshkimi i radhës nga vota e popullit do të jetë akoma më i fuqishëm se sa ai i zgjedhjeve të vitit të kaluar.

“Shoqëria tashmë nuk është naive, ajo mënyrën e qeverisje e ka në duar, vlerësimi i saj është shume objektiv, madje objektiviteti ishte paraqitur edhe përgjatë procesit zgjedhor 2019, kështu që çfarëdo palë zgjedhje që do mbahen do ndëshkohen masovikisht ata që e rrënuan besimin qytetarë, vullnetin për shtet ligjor dhe në konfrontim me dukuritë negative, dukuri të cilat ndërlidhen me shumë bartës të lartë të politikës. Unë qeverisjen e mirë nuk derivoj vetëm tek Vetëvendosje, por edhe tek një pjesë minore e LDK-s, pa i përfshirë gjeneratën e vjetër, pikërisht pse aty ishe çelikosur ideja për shtet zhvillimor, natyrisht edhe tek partia e parë fituese, ky mentalitet qeverisës ishte shndërruar në problem pasi shihej si deshifrues dhe penalizues i fenomeneve negative”, thotë politologu Arsim Haziri.

(Kosova Sot Online)