E thotë profesori i njohur: Edhe këta deputet me mentalitet zhvatës nuk i meritojnë pagat e shtetit

  • 21 May 2020 - 07:06
E thotë profesori i njohur: Edhe këta deputet me mentalitet zhvatës nuk i meritojnë pagat e shtetit

“Edhe këta deputet kinse të zgjedhur nuk kanë mentalitet tjetër përveç atij që e ka e gjithë kjo kastë politike të cilën e përfaqësojnë atë. Bëjnë fushatë një muaj dhe pastaj marri poste vetëm për të mbijetuar ekonomikisht dhe ti bëjnë milionat pa pikë djerse. Pra këtu është logjika, e jo logjika te shteti dhe te interesi i qytetarit. Ky do të jetë besoj Kuvendi më jetëshkurtër në Kosovën e pas luftës sepse është shumë e pritshme që të shkarkohet brenda disa javësh apo për disa muaj. Do të mbahet në mend si përbërje e dobët e Kuvendit që nuk ka krye asnjë punë. Andaj nuk po e themi ne rastësisht se edhe për politik duhet të ketë rregulla të reja ligjore”, thotë Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Njohësit e zhvillimeve politike në vend vazhdojnë të reagojnë kundër shpenzimit enorm të buxhetit të shtetit, nga ligjvënësit kosovarë, të cilët, në këtë legjislaturë te re, që nga konstituimi dhe deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti, nuk kanë marr asnjë vendim të rëndësishëm për qytetarët që ju besuan votën, pagat e tyre i marrin kot së koti.

Vetëm në tremujorin e fundit, sipas raportimeve, ligjvënësit u shpërblyen me 775 mijë e 864 euro paga dhe kompensime. Që nga 13 marsi kur në Kosovë u shfaq rasti i parë me koronavirusit, deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën dy herë për buxhetin, dhe një herë për të rrëzuar qeverinë,e herën e fundit me propozim të Partisë Demokratike të Kosovës, për propozimin dhe miratimin e masave ekonomike e financiare për rimëkëmbjen ekonomike, por kjo seancë përfundoi pak minuta pasi që nisi, për shkak se vetë PDK-ja u tërhoq nga propozimi për diskutimin e rezolutës që vetë e propozoi sepse edhe ashtu propozimi ishte i kontestueshëm, derisa Qeveria është qeveri në detyrë dhe vendimet e Kuvendit nuk mundë ta obligojnë atë. Analisti politik Blerim Burjani këtë mënyrë të shpërblimit kot së koti për deputetët e vlerëson zhvatje klasike të buxhetit dhe fyerje për qytetarin.

“Kjo gjendje është tragjiko-komike. Të gjithë janë të dhënë pas pushtetit dhe asnjë të dhënë pas shtetit, pra të gjithë mendojnë për vete dhe për punësimin e tyre në institucionet shtetërore, të pa punët udhëheqin të punësuarit në shtet. Këta punësohen si politikan dhe pse nuk janë politikan por me diçka po merren. Pra politika është biznesi më i mirë se me hap dyqan dhe me ushtrua punë tjera të lodhshme. Edhe këta deputet kinse të zgjedhur nuk kanë mentalitet tjetër përveç atij që e ka e gjithë kjo kastë politike të cilën e përfaqësojnë atë. Bëjnë fushatë një muaj dhe pastaj marri poste vetëm për të mbijetuar ekonomikisht dhe ti bëjnë milionat pa pikë djerse. Pra këtu është logjika, e jo logjika te shteti dhe te interesi i qytetarit. Ky do të jetë besoj Kuvendi më jetëshkurtër në Kosovën e pas luftës sepse është shumë e pritshme që të shkarkohet brenda disa javësh apo për disa muaj. Do të mbahet në mend si përbërje e dobët e Kuvendit që nuk ka krye asnjë punë. Andaj nuk po e themi ne rastësisht se edhe për politik duhet të ketë rregulla të reja ligjore. Deputetët si përfaqësues politik nuk duhet të marrin pagë mujore por vetëm mëditje përgjatë mandatit të përfaqësimit të tyre në institucionin e Kuvendit. I vetmi institucion i zgjedhur që del nga vota e popullit, e që duhet ta paguhet nga Buxheti, duhet të jetë Qeveria”, thotë Blerim Burjani. Sipas Burjanit, me miratimin e një ligji të ri për institucionet e përfaqësimit politik dhe për institucionet tjera që juanë në vartësi të politikës, sikur janë bordet, duhet të pezullohet paga e rregullt dhe të sigurohen kompensime mbi bazën e mëditjeve, sipas angazhimit në institucionin mërgatës.

“Pra, të gjitha institucionet tjera mundë të jenë të paguara vetëm me mëditje, siç janë bordet, Komisionet Kushtetuese Komisionet e pavarura etj. Kjo mënyrë e reduktimit të pagave të rregullta nga buxheti i shtetit i kursen edhe xhepat e qytetarëve e lëre më buxhetin e shtetit, siç është ky shteti i vogël i Kosovës që deri dje kishte 21 ministri, kishte 18 ndonjëherë edhe me 16, ku njerëzit paguhen me paga të majme. Me ligj duhet të rregullohet që deputet të paguhen sipas angazhimit nëpër komisione dhe séance me mëditje simbolike, kurse Qeveria të reduktohet me numër sa më të vogël të ministrive dhe të punësuarit të kenë paga të rregullta përgjatë mandatit. Nëse kështu do të rregullohet funksionimi i kësaj shoqërie në nivel të institucioneve të shtetit, askush nuk do të llogariste për tu pasuruar në kurriz të tjetrit, duke zhvatur buxhetin e shtetit, por secili do të ishte i interesuar që të merret me ndonjë veprimtari ekonomike apo profesion që është në inversin e zhvillimit dhe krijon edhe të ardhura meritore sipas punës. Është koha që të ndryshon krejt ky mentalitet qeverisës i kësaj kaste politike sepse demokracia nënkupton funksionimin e ekonomisë së lirë të tregut që krijon të ardhura për ndërmarrësit dhe për buxhetin e shtetit, por shteti nuk mundë të shfrytëzohet kot së kori për pasurimin me angazhimet në politikë sepse politika është veprimtari e lirë dhe jo produktive”, thotë analisti politik Blerim Burjani”.

(Kosova Sot Online)