BIK ka marrë vendim për namazin e Bajramit, flet Ahmet Sadriu

  • 21 May 2020 - 18:27
 BIK ka marrë vendim për namazin e Bajramit, flet Ahmet Sadriu

Këtë herë nuk do të ketë fare falje të Namazit të Fitër Bajramit, shkaku i pandemisë COVID-19.

Lajmin për media ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.

Ai nuk ka komentuar fare idetë që namazi të falet në stadion, shesh ose që për faljen e namazit të shfrytëzohen edhe kishat. Shkurt ka thënë se nuk do të ketë as falje e as pritje të Bajramit.

“Jo, nuk do të ketëë as falje dhe as pritje të Filtër Bajramit”, ka thënë Sadriu për Express.

(Kosova Sot Online)