Vjen një reagim nga kabineti i Kurtit rreth shkrimeve për aktgjykimin e Kushtetueses

  • 22 May 2020 - 13:10
Vjen një reagim nga kabineti i Kurtit rreth shkrimeve për aktgjykimin e Kushtetueses

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi ka shkruar sot për vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit për mandatarit.

Vraniqi ka shkruar në Facebook se kanë kërkuar nga Kushtetuesja që të interpretojnë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për presidentin, që të dihet nëse bjen apo jo ndesh me Kushtetutën.

Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar që të bëhet rishikim.

Gjykata Kushtetuese pritet që para datës 29 maj të marrë vendim lidhur me dekretin për nominimin e Avdullah Hotit për kryeminsitër.

Image

(Kosova Sot Online)