A do të ketë sivjet ulje çmimesh në plazhet shqiptare?

  • 22 May 2020 - 22:03
A do të ketë sivjet ulje çmimesh në plazhet shqiptare?

Pas koronavirusit, pritet që çmimet në plazhet dhe vendet e tjera turistike në Shqipëri, të pësojnë ulje.

Ky është mendimi i Zak Topuzit, kreut të shoqatës Hoteleri- Turizëm. Në intervistë për T Ora, Topuzi u shpreh se do të ketë ulje çmimesh në këtë sezon dhe se turizmit do t’i duhen deri në 4 vite për ta rimarrë veten.

Topuzi: Situata e këtij viti me turizmin do të jetë bëj biznes, por mos u zhduk nga tregu. Sipas ekspertëve këtij sektori do t’i duhet 3-4 vite për të rimarrë veten.

Të paktën deri më ta nga diskutimet dhe paktet që po diskutohet, çmimet në turizmi kanë pësuar një ulje të lehtë dhe do të vazhdojnë në këtë trend.

Nuk ka një situatë të qartë se çfarë do të ndodhë. Ekspertët flasin për një turizëm agresiv, jo më shumë se 3 muaj, ku do të mundohen të përfitojnë nga dielli, se nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në shtator.

Pothuajse të gjitha pushimet janë anuluar, dhe deri tani ato që janë kontraktuar dhe paguar janë pending, pra, nuk ke drejtë ta shesësh, por as ta anulosh. Nuk ka akoma nja linjë dhe një politikë të qartë që do të varet nga BE dhe OBSH.

(Kosova Sot Online)