I dehuri hyn në kopshtin zoologjik dhe bën sherr me arushën

  • 23 May 2020 - 08:00
I dehuri hyn në kopshtin zoologjik dhe bën sherr me arushën

Një burrë i dehur është futur në rrethimin e një arushe në kopshtin zoologjik dhe është munduar që ta mbysë atë në ujë. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Poloni.

23-vjeçari është xhiruar me celular nga të pranishmit në kopshtin zoologjik të Varshavës, qytet i cili ka lehtësuar masat ndaj koronavirusit.

Pamjet tregojnë arushën që i afrohet të riut, i cili nga frika hidhet në ujë. Arusha e ndjek duke u hedhur edhe ajo në ujë, aty ku nis përleshja mes të dyve, me të riun që e kap nga fyti arushën dhe e mban nën ujë. Më pas, largohet me shpejtësi.

Drejtuesit e kopshtit zoologjik kanë ndërmend ta padisin 23-vjeçarin, pasi, sipas tyre, arusha është stresuar nga sulmi që pësoi.

(Kosova Sot Online )