E thotë profesori Smaka: Hashim Thaçi dhe Albin Kurti të bëhen bashkë kundër Rusisë në dialogun me Serbinë

  • 23 May 2020 - 08:59
E thotë profesori Smaka: Hashim Thaçi dhe Albin Kurti të bëhen bashkë kundër Rusisë në dialogun me Serbinë

“Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti ,për aq sa do të jetë në kapacitetin e tyre politik, do të duhej që në mënyrë diplomatike dhe elegante ta kundërshtonin pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Federatës Ruse në delegacionin për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vlen të theksohet se krejt pak do të varet përfshirja e përfaqësuesit të Federatës Ruse në procesin e dialogut në fjalë ndaj opinioni kosovar në këtë drejtim do të duhej të ishte i përmbajtur nga kritikat adresuar përfaqësuesve të vendit tonë nëse do të dështonte kundërshtimi i tyre referuar, mos pjesëmarrjes ruse në dialogun kosovaro- serb që pritet të riaktivizohet në rrethana politike ndërkombëtare dukshëm të ndryshuara”, thotë profesori i së drejtës Riza Smaka.

Profesori i së drejtës Riza Smaka, duke par rrezikun serioz që i kanoset Kosovë, në rast të përfshirjes se Rusisë, aleate historike e Serbisë, në dialogun për arritjen e një marrëveshje historike, sikur që po interpretohet, thotë se kundërshtimi i kësaj pjesëmarrje, duhet të jetë i matur, diplomatik dhe shumë i koordinuar edhe me faktorët ndërkombëtar miq të Kosovës, ngase Kosova si e vetme, karshi faktorit ndërkombëtar, nuk mundë ta arrij qëllimin e saj.

Image
Riza Smaka

“Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti ,për aq sa do të jetë në kapacitetin e tyre politik, do të duhej që në mënyrë diplomatike dhe elegante ta kundërshtonin pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Federatës Ruse në delegacionin për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vlen të theksohet se krejt pak do të varet përfshirja e përfaqësuesit të Federatës Ruse në procesin e dialogut në fjalë ndaj opinioni kosovar në këtë drejtim do të duhej të ishte i përmbajtur nga kritikat adresuar përfaqësuesve të vendit tonë nëse do të dështonte kundërshtimi i tyre referuar , mos pjesëmarrjes ruse në dialogun kosovaro- serb që pritet të riaktivizohet në rrethana politike ndërkombëtare dukshëm të ndryshuara. Delegacioni kosovar paraprakisht do të duhej të definonte Platformën politike e operacionale të dialogut në radhë të parë duke e përfshirë kërkesën tonë për pranimin e kufirit administrativ ekzistues nga viti 1945, përkatësisht nga viti 1991 kur linja administrative ndarëse ka qenë njohur ndërkombëtarisht për linjë kufitare solide për demarkacion kufitar ndërmjet ish tetë etniteteve shtetërore konstitutive të ish Jugosllavisë , një nga të cilat ishte edhe Kosova”, thotë profesori I së drejtës Riza Smaka.

(Kosova Sot Online)