E zbulon Burjani: Hashim Thaçin e mashtruan keq me pranimin e fusnotës në emrin e Kosovës, ja si duhet të veprohet

  • 23 May 2020 - 13:02
E zbulon Burjani: Hashim Thaçin e mashtruan keq me pranimin e fusnotës në emrin e Kosovës, ja si duhet të veprohet

“Ishte politika katastrofale dhe mashtrimi që ia kanë bërë Thaçit gjoja se do të integrohet më shpejtë Kosova në BE dhe do të anëtarësohet, për të anashkaluar refuzimin për shkak të pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ishte mashtrim ndaj Kosovës. Pra koha e mashtrimeve ka përfunduar për Kosovën. Askush nuk duhet të lejoj të luhet me shtetin e Kosovës nëpër takime ndërkombëtare përmes tipave të fusnotave apo kontestimeve”, thotë profesor Blerim Burjani.

Profesori i së drejtë, Blerim Burjani, analist i fushës së integrimeve evropiane, e konsideron dështim historik në politikën e jashtë të drejtuar nga Hashim Thaçi, gjatë mandatit të tij si kryeministër, dhe zëvendësja e tij Edita Tahiri, pranimin e nënshkrimit të Kosovës ndaj presionit të Serbisë dhe aleatëve të saj ndërkombëtar, që për shenjë kompromisi në trajtimin neutral të statusit të Kosovës, gjatë përfaqësimit në forumet ndërkombëtare dhe rajonale, Kosova të etiketohet dhe përfaqësohet me fusnotën që në deshifrimin e saj paraqet sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën të bartur në OKB, përmes rezolutës 1244. Burjani e konsideron të drejtë, madje të domosdoshme kërkesën e ministrit të jashtëm në detyrë Glauk Konjufca i cili ka kërkuar që ky kush dhe kriter i vendosur për Kosovën të hiqet përfundimisht, dhe Kosova të përfaqësohet e barabartë në të gjitha organizatat dhe nismat rajonale, sikurse të gjitha shtet tjera të pa varura.

Image
Blerim Burjani

“Kosova duhet ta bëjë të qartë në politikën e jashtme se më nuk do ta pranoj asnjë takim me fusnotë. Kjo zgjidhje e deritanishme ishte jo produktive dhe e dëmshme për shtetin dhe pa kuptim si praktikë në të drejtën ndërkombëtare. Askund në botë nuk ka shtete me përfaqësim me fusnotë. Dy herë Parlamenti Evropian ka qenë decidiv në vendimet e saj për fusnotën, se s’ka shtete me fusnotë, ka shtete të pa varura . Pra politika e jashtme e shtetit duhet të jetë e saktë dhe precize. Duhet të jetë shumë këmbëngulëse dhe konsistence në kundërshtimin sipas të cilit nuk duhet të pranohet përfaqësimi i shtetit të Kosovës me fusnotë. Nuk duhet të pranohet përfaqësimi as prezantimi i shtetit të Kosovës me të meta apo mangësi, apo me shenja që paragjykojnë statusin dhe zhvlerësojnë sovranitetin e shtetit. Kjo punë duhet të merr fund njëherë e përgjithmonë”, thotë Blerim Burjani.

Sipas Burjanit vendosja e fusnotës pranë emrit të Kosovës është dëshmia me e fuqishme që flet për një politikë tepër të dobët që ka pasur shteti i Kosovës në përfaqësimin ndërkombëtar, duke pranuar edhe kushtëzime të tilla të pa provuara ndonjëherë në fushën e diplomacisë por edhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Ishte politika katastrofale dhe mashtrimi që ia kanë bërë Thaçit gjoja se do të integrohet më shpejtë Kosova në BE dhe do të anëtarësohet, për të anashkaluar refuzimin për shkak të pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ishte mashtrim ndaj Kosovës. Pra koha e mashtrimeve ka përfunduar për Kosovën. Askush nuk duhet të lejoj të luhet me shtetin e Kosovës nëpër takime ndërkombëtare përmes tipave të fusnotave apo kontestimeve”, thotë profesor Blerim Burjani.

(Kosova Sot Online)