Shpërthen Qarri: Tregtarët me territor të Kosovës po e shfuqizojnë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

  • 25 May 2020 - 07:38
Shpërthen Qarri: Tregtarët me territor të Kosovës po e  shfuqizojnë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

“Pas vërtetimit dhe vulosjes edhe "De Jure" nga Gjykata Ndër­kombëtare e Drejtësisë (GJND), të legalitetit të pavarësisë së Kosovës, në korrik të vitit 2010, Kosova nuk kishte më asnjë as arsye të vetme, dhe kurrfarë nevoje që të bënte lëshime në dëm të statusit të vet shtetëror, siç bëri kuislingu Thaçi për vite me radhë që nga vënia e fusnotës e deri te rrezikimi i hapur i integritetit territorial të vendit, duke tentuar ti falë Serbisë edhe veriun dhe pjesët më vitale të shtetit tonë të brishtë, në vend se të fokusohej në forcimin e shtet ndërtimit të Kosovës së pavarur, e të mos anashkalonte rrugën e integrimit evropian, njohjet e reja dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare të saj”, thotë Gani Qarri.

Analisti politik Gani Qarri, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit në raport të pritjes së fillimit të dialogut me Serbinë, dhe gatishmërinë e zyrtarëve të shtetit të Kosovës për korrigjim kufijsh, bazuar në deklaratat e Lutfi Hazirit dhe të Hashim Thaçit.

Analisti Qarri thotë se këto deklarata bien ndesh dhe e hedhin poshtë madhe edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila i ka dhënë të drejtë Kosovës në shpalljen e pavarësisë në kufijtë ekzistues, për të cilët duket se nuk kanë nostalgji për ti mbrojtur në dialogun me Serbinë Hashim Thaçi me bashkëmendimtarët e tij për shkëmbim territoresh.

Image
Gani Qarri

“Pas vërtetimit dhe vulosjes edhe "De Jure" nga Gjykata Ndër­kombëtare e Drejtësisë (GJND), të legalitetit të pavarësisë së Kosovës, në korrik të vitit 2010, Kosova nuk kishte më asnjë as arsye të vetme, dhe kurrfarë nevoje që të bënte lëshime në dëm të statusit të vet shtetëror, siç bëri kuislingu Thaçi për vite me radhë që nga vënia e fusnotës e deri te rrezikimi i hapur i integritetit territorial të vendit, duke tentuar ti falë Serbisë edhe veriun dhe pjesët më vitale të shtetit tonë të brishtë, në vend se të fokusohej në forcimin e shtet ndërtimit të Kosovës së pavarur, e të mos anashkalonte rrugën e integrimit evropian, njohjet e reja dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare të saj”, thotë Gani Qarri.

“Duke parë dobësitë amatoreske diplomatike të Kosovës dhe paaftësitë totale të politikave tërësisht naive e sharlatane të kuislingut Hashim Thaçi i cili gjithë karrierën e tij politike e ka ndërtuar duke bërë pazare me tokat e Kosovës dhe pa marrë parasysh postin që mbante, këmbëngulte me çdo kusht që vetëm ai të ishte mbi të gjithë të tjerët, të mbetej gjithmonë vendim marrës i vetëm dhe defilonte përherë si dirigjues i çdo gjëje, Serbia shfrytëzoi me djallëzi dobësitë, amatorizmin dhe euforinë politike të sharlatanit Hashim Thaçi, u përqendrua në sabotimin dhe shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe joshi Thaçin me idenë e ndarjes,e vetëdijshme se me cilin do ndryshim sado të vogël të vendimit juridik të GJND-s,para se Kosova të anëtarësohej në OKB, Serbia do të "rifitonte" sërish të drejtën për pretendime të pafundme territoriale dhe rikthimin e tërësishëm të Kosovës, nën okupimin e saj”, thotë Gani Qarri.

Ndaj sipas Qarrit, kundërshtimet ndërkombëtare për ndryshimin e kufijve të Kosovës, e kanë alarmuar Serbinë që tani kërkona maksimumin e e korrigjimit të kufijve-ndarjes.

“Pas vendimeve të fuqishme që vijnë veçanërisht nga Gjermania, Anglia e ndonjë shtet tjetër evropian,si dhe kërkesa e shteteve fqinje për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës, tanimë nuk është aspak për tu habitur, se si Serbia ka filluar të shfaqë edhe akoma më hapur pretendimet e saj për ndarjen e Kosovës, por jo edhe shkëmbimin me Luginën e Preshevës, sikur që e përsërit në vijimësi kuislingu Hashim Thaçi për të kamufluar ndarjen e shtetit tonë të lirë, të arritur me kaq mund, djersë e gjak ndër gjenerata me radhë. Për aq më tepër,nënkryetari i LDK-së, dora e zgjatur e Thaçit brenda LDK-s, dhe kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në një intervistë të dhënë për media, u mundua ta bëjë edhe më joshëse ndarjen e Kosovës, duke përmendur vetëm 17 fshatra të veriut në këmbim të Luginës, ide me të cilën nuk po arrin t`ia mbushë mendjen jo vetëm Vuçiqit, por as t`ua sqarojë shqiptarëve se si një shtet i pa pranuar në OKB dhe i panjohur nga Serbia, mund të bëjë këmbime të "kufizuara" territoriale, kur ish shteti okupues serb, pretendon ri-okupimin e gjithë Kosovës apo të paktën gllabërimin e pjesëve më të mëdha dhe më vitale të shtetit tonë të pavarur”, thotë Gani Qarri.

Sipas Qarrit, Aleksandër Vuçiq, njëri nga politik bërësit serb, aktualisht me përvojën më të gjatë udhëheqëse në karrierë e tij tejet të pasur politike, që datojnë qysh nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, si ministër në qeverinë e Millosheviqit edhe në kohën e okupimit klasik të Kosovës nga Serbia, me shprehjen cinike, se do të interesohet nëse një gjë e tillë, vërtetë i ofrohet, nuk e ka hedhur tërësisht "propozimin" miop të Hazirit, duke përmendur kinse numrin e lartë të serbëve që jetojnë në Medvegjë e Bujanoc, katër komunat me shumicë serbe në veri, si dhe komunat tjera serbe, në brendi të Kosovës,me synim që duke marrë si hap nismëtar, idenë utopike të Lutfi Hazirit, përmes ndryshimeve të vogla,të realizojë qëllimet e tij të mëdha dhe të arrij shkatërrimin përfundimtar të shtetit të pavarur të Kosovës.

“Madje kreu i shtetit serb është shprehur se ka dëgjuar ide të ndryshme por asnjëherë lidhur me këtë të shkëmbimit të fshatrave, megjithatë pavarësisht se nuk e mendon si zgjidhje, ka thënë se është gati të dëgjojë "gjithçka" dhe i interesuar të di se për cilat fshatra bëhet fjalë. Ndaj vet ky qëndrim cinik i Vuçiqit, dëshmon më së miri tregon cinizmin e tij dhe synimet maksimaliste për copëtimin e Kosovës sipas planit jo zyrtar që tanimë po qarkullon në medie dhe rrjetet sociale e që paraqet një territor më të gjerë, përfshi Trepçën e Ujmanin, si dhe fshatrat përreth. Pikësynim i përfitimit të Serbisë në territor, në dëm të shtetit të Kosovës, shihet qartë se do të jetë edhe zona problematike e Kamenicës, tek fshati Karaqevë dhe disa fshatra në afërsi ku që nga përfundimi i luftës në Kosovë, banorët e këtij fshati të Komunës së Kamenicës, vazhdojnë të ndjehen të rrezikuar nga xhandarmëria e Serbisë, e cila kohë pas kohe, hynë sikur të ishte në Serbi, edhe në territorin e këtij fshati”, thotë Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)