Mjeku serb helmon me tortë kolegët e tij në punë, dyshohet se e bëri për hakmarrje

  • 25 May 2020 - 14:35
Mjeku serb helmon me tortë kolegët e tij në punë, dyshohet se e bëri për hakmarrje

Në Austri, një psikiatër i ri i burgut helmoi kolegët e tij me një tortë, dhe mediat e Beogradit shkruajnë se ai është një mjek me origjinë serbe.

Sipas “Heute” austriake, në Austrinë e poshtme, përveç që i helmoi kolegët e tij me një tortë, ai shpoi edhe gomat e makinave të kolegëve.

“Gjithsej 10 punëtorë hëngrën tortën, dhe tetë ose nëntë kishin simptoma. Katër kishin probleme serioze. Në fillim, të gjithë menduan për Corona virusin, por vetëm pas disa ditësh torta u bë e dyshimtë”, shkruajnë media austriake.

Pas helmimit, njëri prej të cilëve përfundoi në spital, inspektorët gjithashtu ekzaminuan vendin e tyre të punës, dhe u nisën në kërkim të mjekut të ri.

Ai ishte fshehur, por shpejt u arrestua. as një arratisje të shkurtër, ai u kap dhe tani është në paraburgim në Korneuburg. Policia po heton motivin e mundshëm të krimit, dhe ata dyshojnë se është hakmarrje.

(Kosova Sot Online)