E thotë eksperti i sigurisë: Të bllokohet pjesëmarrja e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi, ja cilat do të jenë pasojat skenarit rus

  • 25 May 2020 - 16:52
E thotë eksperti i sigurisë: Të bllokohet pjesëmarrja e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi, ja cilat do të jenë pasojat skenarit rus

”Tani është në anën e Kosovës të bëjë çmos që ky propozim i Serbisë, që Rusia të merr pjesë në këto bisedime të refuzohet, sepse edhe kur është arritur marrëveshja në OKB në vitin 1998/99 sipas rezolutës 1244 për të intervenuar forcat e NATO-se, si arsyetim për çështje humanitare, për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi dhe shkatërrimi, Rusia ka qenë e përmbajtur dhe nuk e ka ushtruar veton, por nuk ka qenë që të intervenohet kundër Serbisë. Edhe pas luftës e deri më tani gjithnjë Rusia i qëndron i pranë për gjithçka Serbisë, dhe jo rastësisht në Nish i ka forcat ushtarake të saja të stacionuara në kazermat e saja, dhe fakti i pranisë të sajë në këto territore, janë rrezik për regjionin që Rusia gjithnjë do të tentoj për zgjerimin e saj në Ballkan, dhe janë të freskëta tentimet e grusht shtetit jo të suksesshëm në Maqedoni dhe Mal të Zi”, thotë Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava, e konsideron të pa pranueshëm dhe të rrezikshëm për Kosovën pjesëmarrjen eventuale të Rusisë, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të fillon së shpejti me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-ve. Tërnava thotë se i gjithë spektri politik i Kosovës duhet të jetë unik në kundërshtimin e pjesëmarrjes ruse sepse dihet mirëfilli çfarë do të kërkonte Rusia në këtë finale të arritjes së marrëveshjes mes palëve.

“Bisedimet që u zhvilluan qe një kohë të gjatë, me vite të kaluara mes Serbisë dhe Kosovës, që deri tan nuk ishin të suksesshme, edhe pse ndërmjetësuan nga ndërkombëtarët, BE dhe Amerika, tani me insistimin e Serbisë në këto bisedime po kërkohet që të vazhdon të kuqet edhe Rusia, të jetë e pranishme si palë njësoj sikur që është Amerika. Mirëpo unë mendoj që Kosova duhet ta refuzoj kategorikisht përfshirjen e Rusisë në procesin final të dialogut me Serbinë, pasi dihet mirëfilli që Rusia do ja mbaj anën Serbisë dhe do të insiston me çdo kusht për të ashtuquajturën marrëveshje kompromisi, e cila do të qon në realizimin e qëllimit të Serbisë për ndryshimin e kufijve brenda të cilëve është shpallur dhe njohur deri më tani pavarësia e Kosovës, dhe do të qon në ndarjen dhe copëtimin e saj sipas planit gjysmë publik të akorduar në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit”, thotë eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava.

Mobilizimi i skenës politike kundër angazhimit rus në Dialog Me Serbinë, sipas Tërnavës, do të thotë mobilizim kundër planit për ndarje të hartuat nga Thaçi e Vuçiq, me direktivat e Rusisë. “BE-ja nuk po e kundërshton përfshirjen e Rusisë në dialog, por po e len në dorën e Kosovës dhe Serbisë që të vendosin. Ngritja e këtij diskutimi ditëve të fundit ka ardhur pas propozimit të ambasadorit rus në Beograd, Aleksander Bothan Kharaqenko për përfshirjen e Moskës në dialogun Kosove-Serbi. E gjithë kjo tani na del se është një skenar i parapërgatitur në marrëveshje të fshehtë mes Serbisë dhe Rusisë që ti bëhet ftesë palës ruse për përfshirje në dialog, pikërisht në periudhën e fundit të përfundimit të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes mes palëve. Tani është në anën e Kosovës të bëjë çmos që ky propozim i Serbisë, që Rusia të merr pjesë në këto bisedime të refuzohet, sepse edhe kur është arritur marrëveshja në OKB në vitin 1998/99 sipas rezolutës 1244 për të intervenuar forcat e NATO-se, si arsyetim për çështje humanitare, për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi dhe shkatërrimi, Rusia ka qenë e përmbajtur dhe nuk e ka ushtruar veton, por nuk ka qenë që të intervenohet kundër Serbisë. Edhe pas luftës e deri më tani gjithnjë Rusia i qëndron i pranë për gjithçka Serbisë, dhe jo rastësisht në Nish i ka forcat ushtarake të saja të stacionuara në kazermat e saja, dhe fakti i pranisë të sajë në këto territore, janë rrezik për regjionin që Rusia gjithnjë do të tentoj për zgjerimin e saj në Ballkan, dhe janë të freskëta tentimet e grusht shtetit jo të suksesshëm në Maqedoni dhe Mal të Zi”, thotë Hajrullah Tërnava. Sipas Tërnavës jo rastësisht BE në disa raste të mëhershme ishte e mendimit dhe mbante qëndrim që ndërmjetësimin e bisedimeve dhe pjesëmarrëse në këto bisedime të jenë vetëm Serbia me Kosovën dhe BE me Amerikën, por kur dolën në sheshe disa marrëveshje dhe bisedime të fshehta mes Vuçiqit dhe Thaçit, edhe ata u mbrapsën dhe u deklaruan përmes përfaqësuesit të BE Bothton se as ata nuk janë më katolik se papa, që me një fjalë kjo i bije se duhet të jenë Kosova dhe Serbia që të vendosin ashtu si të vendosin, kurse ata të tjerët do ti ti përmbahen marrëveshjes. Tërnava thotë se më mirë është të mos insistohet fare për njohje nga Serbia, se sa të nënshkruhet një marrëveshje për ndarje, copëtim të territorit, me kusht që mbetjen e saj Serbia ta njeh si shtet. “Ka edhe shumë shtete në botë që nuk janë të njohura nga të gjitha shtetet e botës dhe janë të pranuara në OKB, prandaj nuk është e thënë që patjetër Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, edhe që kuptohet se një njohje nga Serbia do të ishte shumë më e mirë, por kurrsesi në dëmin dhe ndryshimin e kufijve ekzistues të Kosovës”, thotë eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava.

(Kosova Sot Online)