Osmani: VV’ja flet për zgjedhje të reja, unë në gjykatë kam kundërshtuar vetëm dekretin e Thaçit

  • 25 May 2020 - 22:07
Osmani: VV’ja flet për zgjedhje të reja, unë në gjykatë kam kundërshtuar vetëm dekretin e Thaçit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me arsyetimin se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një kompetencë të Kuvendit ia atribuoj vetit.

Ajo ka thënë se nuk ka folur për zgjedhjet e reja të cilat po i kërkon Lëvizja Vetëvendosje dhe se nuk e ka kundërshtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Të thuhet se jam kundër LDK’së është e pavërtetë, unë e kam kundërshtuar vetëm dekretin. VV”ja flet për zgjedhje të reja. E këto nuk janë fare tema që i kam trajtuar unë”, është shprehur Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se po të heshte në këtë situatë, do të ishte e papërgjegjshme për shkak se presidenti ia ka marrë një kompetencë Kuvendit.

“Unë gjykatës ju kam drejtuar si kryetare e Kuvendit, jo si politikane. Për mua ka qenë tema e mborjtes së integritetit të Kuvendit. Unë kam folur vetëm për një pikë në dekretin e presidentit për një kompetencë ku ia jep vetit e në fakt i takon Kuvendit. Nëse dikush e merr atë kompetencë nga Kuvendi, do të ishte e papërgjegjshme të heshtja”, theksoi Osmani.

(Kosova Sot Online)